Gonxhja: Ekspozita e Zofia Rydet nuk duhet humbur

15 Prill 2026, 11:28Kulturë TEMA
Gonxhja: Ekspozita e Zofia Rydet nuk duhet humbur

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe sportit, Blendi Gonxhja, risolli në vëmendje ekspozitën “Regjistri Sociologjik” të fotografes polake Zofia Rydet, ekspozitë e çelur në mjediset e “Marubit”, në Shkodër.

“Nëse ju tërheqin historitë që fshihen pas një fotografie dhe dëshironi të udhëtoni në kohë përmes imazheve, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, shkroi ministri Gonxhja.

Kjo ekspozitë zbulon botë të fshehura brenda shtëpive, fytyrave dhe kujtimeve, në Shqipërinë e fillim viteve `60.

Në moshën 67-vjeçare, Zofia Rydet nisi projektin monumental fotografik “Sociological Record”. Me kalimin e kohës, ky projekt u kthye në një përkushtim të thellë, duke e çuar atë të realizojë mbi 20,000 fotografi në Poloni dhe jashtë saj. Përmes këtij arkivi të jashtëzakonshëm, Rydet pasqyroi jetën rurale dhe zhdukjen e traditave, duke krijuar një nga dëshmitë më të rëndësishme fotografike të shekullit XX.

Ekspozita do të jetë e hapur në Muzeu Kombëtar të Fotografisë “Marubi” deri më 7 qershor 2026.

A.K./TemA 

Lini një Përgjigje