Nëse ka një imazh që shënon "pikën zero" të mitologjisë vizuale të Shqipërisë komuniste, është pa dyshim ky kompozim i vitit 1952 i Nexhmedin Zajmit
Përtej tematikës luftarake, kjo tablo është një ushtrim i pastër në ndërtimin e një bote të re, ku peneli nuk thjesht ngjyros, por dikton rendin e ri shoqëror.
Skena është vendosur në një interier jugor, i cili në vitet '50 shërbente si "djepi" simbolik i rezistencës. Por, ndryshe nga dinamika e betejave, këtu jemi në një çast pezull. Dhoma e fshatarit është shndërruar në një teatër të vogël ku po luhet akti më i rëndësishëm i kohës: shndërrimi i dyshimit në besim.
Piktura nuk është një shpërthim spontan, por një ndërtim arkitektonik. Drita që bie mbi protagonistët, hijet e kontrolluara dhe qetësia e gruas pranë djepit, krijojnë një atmosferë pothuajse sakrale.
"Tregime nga Lufta" nuk tregon vetëm një ngjarje; ajo tregon se si fitimtarët e luftës vendosën të rishkruanin historinë përmes imazhit. Ajo mbetet prologu vizual i një epoke: aty ku historia pushon së qeni kujtim dhe kthehet në projekt politik të pikturuar mbi telajo. /Mapo.al/
Më thuaj një vend ku fituesit nuk e kanë përjetësuar edhe në pikturë historinë e fitores........... . Po ja sot ballistët janë të lirë të bëjnë piktura e filma, meqenëse pretendojnë se kanë luftuar edhe ata kundër pushtuesit......... . Kaluan 35 vjet dhe asgjë...... . Ja aty në vend të partizanes, mund të vihet një luftëtare balliste....... . Po ju kujtoi historinë e Shote Galicës,,prandaj mos mendoni aq keq!
Po ku eshte problemi ketu..? Apo se ky ishte realiteti I kohes kur ky popull I mbeshteti te majtet njesoj si sot, pasi mender e djathta jone eshte brashnjare.
Na mori malli o Enver! Ishim mirë kur ishim keq! Rroftë marksizëm leninizmi poshtë imperializmi amerikan! Racë idjote!