“Kërdi” shfaqet në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër

16 Prill 2026, 16:28Kulturë TEMA
“Kërdi” shfaqet në skenën e teatrit “Zihni

Një komedi e zezë vjen për artdashësit gjirokastritë. Ajo titullohet “Kërdi” dhe do të shfaqet për katër net duke nisur nga e enjtja.

Pjesa është vënë në skenë nga regjisori kosovar Shkëlzen Berisha i cili na zbulon edhe pak nga subjekti i saj.

Ajo do të vijë nën interpretimin e aktorëve Aleksandër Kondi, Asiana Koka, Denisa Demaj, Erion Hinaj, Edon Gozhita.

Si asistent regjisor i riu gjirokastrit Gesjon Selfo me këtë shfaqje nis edhe karrierën artistike në qytetin e gurtë fill pas diplomimit në akademinë e arteve.

“Kërdi” është një pjesë e përshatur për skenë bazuar në veprën e titulluar “ I zoti i masakrës” , të  autores franceze Jasmin Reza. A.K./TemA

Lini një Përgjigje