Skënder Kamberi vlerësohet si një prej emrave më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri studiuesve të artit dhe kolegëve që përcollën dje në banesën e fundit mikun e tyre, që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 87-vjeçare.
“Është një gur themeli i artit të pikturës. Rikrijoi botën e tij artistike duke u mbështetur në shtyllat e aartit realist, qëndroi pranë natyrës… Skënderi nuk ishte thjesht një vëzhgues i natyrës, por ishte edhe një njohës i mirë i saj, për ta parë natyrën jo thjesht si bukuri, por si strukturë”, është shprehur studiuesi i artit Agim Janina.
Arti pamor humbi piktorin që me penelin e tij krijoi mbi 1400 vepra si portretet e gjalla me natyrën me të gjitha ngjyrat e saj. Krahas pikturave të realizmit, ai guxoi me elementë të rrymave të ndaluara para viteve ’90, përfshirë kubizmin, ekspresionizmin dhe abstrakten.
“Në atë kohë, erdhi si një kondrabedal i një natyre tjetër. Duhet të kuptoni si ishin njerëzit në atë kohë… të takoje njerëz si Skënder Kamberi ishte një frymëmarrje, një dritare tjetër. Fliste me pasion. Veprën e tij e quaj dizonancë në një kohë të ndaluar”, u shpreh piktori Vladimir Myrtezai.
Një pjesë e veprave të Kamberit ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare e Arteve.
“Është një nga artistët me të cilët jemi rritur. I kam admiruar veprat e tij, kam mësuar prej tyre. I përkiste pikturës realiste, por edhe i asaj moderne. Punonte shumë dhe veprat e tij janë pjesë e shkollës që krijoi Vlora me në krye Skënder Kamberin dhe artistët e tjerë”, tha Abaz Hado.
Homazhet për “Artistin e Merituar” u mbajtën në ambientet e Akademisë së Arteve. Kamberi u largua i realizuar dhe pavarësisht sfidave shëndetësore me të cilat u përball muajt e fundit, nuk ndali krijimtarinë, shprehet vajza e tij piktore.
“Nuk kishte asnjë peng, thoshte gjithmonë ‘do të largohem i lumtur sepse gjithçka kam dashur e kam arritur’. Unë kam skicën e tij të fundit. Ai nuk fliste, i dhashë stilolapsin dhe iu luta të bënte gjithçka, pa mbesën dhe e vizatoi fiks sikurse ishte edhe pse dora e tij rrëshqiste mbi letër si të ishte pendë”, u shpreh e bija Donika Kamberi.
Me ekspresivitetin që e karakterizonte, piktura e Kamberit kapërceu shumë shpejt kufijtë me eskpozitat që zhvilloi në disa qytete europiane, duke u bërë pjesë e koleksioneve private. A.K./TemA
Lamtumir mjeshter (duke marr shkak nga shkrimi lart) Piktura e S.Kamberit nuk kishte asgje realiste, perkundrazi ne esence, strukture qofte dhe teknik venitej kur shkonte drejt modelimit apo "realizmit", realizmi vetem e demtoj ate, ja thau, ja paralizoj lengun. Skenderi e kishte pikturen ne gjak, ishte nje kolorist par excellence, nje plein air-ist i lindur, dhe fuqia e plote e tij shfaqet me teper ne punet e tij me permasa te vogla, ato direkt me natyren sepse Skenderi ishte nje force natyre ne vetvete, njeri i lire. Realizmi socialist vetem ja thau me sa mundi nektarin megjithate ai mbijetoj. Skenderin e kishin hale ne sy per talentin dhe lirine edhe ata artistet puthadore te partise ne Tirane qe drejtonin komisionet qe shpesh ja hiqnin punet nga ato ekspozitat groteske qe organizonte partia sepse punet e tij stononin me pllakatat e thara dhe te tredhura propogandistike. Pa dyshim S.Kamberi eshte piktori me PIKTOR ne hapesiren shqiptare para viteve '90.
Lamtumire miku im
E paska surratin si me ken birazer i Gaddafi-t...... allah uakbar!
Ngushellime vajzes dhe gjithe te afermeve e miqve te Mjeshtrit dhe Njeriut te Lire e te Dlire Zotit Skender Kamberi! Nuk kam patur rastin ti shoh pikturat e mjeshtrit, por e njoh Mjeshtrin fale prinderve e familjareve te mi. Veprat i kam pare ne foto o video dhe energjia e tyre te mahnit. Jam dakord me komentin e zotit Lamaj, pikturat e natyres jane ato me te dlira e plot jete. I ndrifte shpirti ne perjetesi!