Sot ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Industrisë Kreative MUSE-X

17 Prill 2026, 15:18Kulturë TEMA
Sot ngre siparin Festivali Ndërkombëtar i Industrisë Kreative

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) do të jetë pjesë e ekspo-festivalit ndërkombëtar të industrisë kreative “MUSE-X”, i cili do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 prill në ambientet e Piramidës. Në këtë ngjarje që pritet të mbledhë rreth 500 artistë dhe krijues, RTSH do të prezantohet me një stendë të dedikuar për publikun.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Në Kohë Reale”, organizatorja e stendës, Megi Llakmani, bëri të ditur se për tre ditë me radhë vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me programacionin e pasur të RTSH-së, si dhe me historikun e festivaleve të këngës.

Sipas saj, stenda do të përfshijë një kënd të veçantë me objekte historike, si dhe aktivitete ndërvepruese që synojnë të angazhojnë vizitorët. Një nga momentet më të veçanta do të jetë performanca e Orkestrës së RTSH-së.

Gjithashtu, gjatë “MUSE-X” do të zhvillohen intervista të ndryshme me figura të rëndësishme të muzikës dhe artit, ndër të cilat edhe me drejtuesin artistik të Festivalit të Pranverës.

Për 3 ditë radhazi do të zhvillohet “MUSE-X”, që është ekspo festivali i muzikës së filmit në të cilin edhe RTSH do të ketë një stendë të dedikuar. Në këtë stendë, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin më shumë për festivalet e këngës, do ti njohim me programacionin, kemi gjithashtu një kënd ku gjenden objekte historike do të kemi gjithashtu aktivitete interesante që do të jenë ndërvepruese me vizitorët”, u shpreh Llakmani.  

Sipas saj, stenda do të përfshijë një kënd të veçantë me objekte historike, si dhe aktivitete ndërvepruese që synojnë të angazhojnë vizitorët. Një nga momentet më të veçanta do të jetë performanca e Orkestrës së RTSH-së.

Gjithashtu, gjatë “MUSE-X” do të zhvillohen intervista të ndryshme me figura të rëndësishme të muzikës dhe artit, ndër të cilat edhe me drejtuesin artistik të Festivalit të Pranverës.

Një surprizë në stendën e RTSh do të jetë dhe orkestra e cila do të performojë ditën e nesërme (17 prill). Gjithashtu do të kemi intervista të ndryshme midis të cilave dhe drejtuesin artistik të Festivalit të pranverës”, tha ajo.  

Pjesëmarrja e RTSH-së në këtë festival synon të sjellë më pranë publikut trashëgiminë muzikore dhe aktivitetet artistike që institucioni zhvillon ndër vite. A.K./TemA

Lini një Përgjigje