MUSE-X transformon Tiranën në një qendër të industrisë kreative

18 Prill 2026, 17:20Kulturë TEMA
MUSE-X transformon Tiranën në një qendër të

Festivali Muse-X startoi dje, në mjediset e Piramidës në Tiranë, duke nisur me fjalët përshëndetëse të themeluesit të saj, Luel Muhametaj, ministrit Blendi Gonxhja, drejtorit të Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, kryebashkiakut të Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta e shumë të tjerëve.

Themeluesi dhe organizatori i Muse-X, Luel Muhametaj, e cilësoi këtë event si një hapësirë unike ku arti, industria dhe edukimi bashkohen në një platformë të përbashkët krijuese.

Muhametaj theksoi simbolikën e zhvillimit të aktivitetit në Piramidën e Tiranës, një vend që dikur përfaqësonte një të kaluar të mbyllur, ndërsa sot është shndërruar në një hapësirë të hapur për kreativitet, dialog dhe ide të reja.

Ky është edicioni i dytë i këtij eventi të mbeshtetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në fjalën e tij, ministri Blendi Gonxhja, duke përshëndetur Muse-X tha se duhen shembur sa më shumë bllokadat mentale dhe të emancipohet sa më shumë ambienti i artit dhe shoqëria jonë në përgjithësi.

“Këto 3 ditë aktivitete, janë një deklaratë e fortë e ambicies dhe egos sonë positive”, tha kreu i MTKS-së.

Sipas organizatorëve këtë vit, Muse-X vjen më ambicioz dhe më dinamik, duke mbledhur qindra kompani dhe profesionistë nga mbi 24 vende të botës, duke krijuar një hapësirë ku takohen idetë, talenti dhe mundësitë. Programi i eventit përfshin beteja muzikore, shfaqje dhe premiera filmash, mbi 15 panele diskutimi dhe dhjetëra workshope, ku njohuritë ndahen dhe kthehen në veprim, si dhe performanca artistike të kuruara.

Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest do të përcjellë inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese. Te Muse-X do të bashkohen muzika, filmi, artet pamore, dizajni, teknologjia e shumë të tjera, me në qendër rininë.

Muse-X u krijua për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë rajonale krijuese duke ndërtuar ura aktive midis artistëve, profesionistëve krijues dhe palëve të interesuara të industrisë nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë. A.K./TemA

4 Komente

  1. L
    Llumi

    Startoi?!

    Përgjigjjuni
    1. G
      G

      Aty vetëm kafene dhe qofte ka asnjë gjë tjetër

      Përgjigjjuni
      1. B
        Behavioral sink

        Këta esadistët e kanë marrë Punën, për spektakël pendlëpirje dhe pordhësh, jo për të nxjerrë Shqipërinë nga mizerja e mesjetës dhe mjerimit ku dergjet.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Industria kreative, ekziston vetëm në fantazitë tuaja të deformuara.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje