Fotografja Jutta Benzenberg ka sjellë një projekt të veçantë në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë, titulluar “Zemra mes këtej dhe andej”.
Projekti trajton përmes syrit e lentes së fotografes, një pjesë të diasporës. Në bashkëpunim me GIZ Albania, Jutta Benzenberg sjell 16 portrete, të shoqëruara me histori, rrëfime dhe udhëtime personale të secilit, duke krijuar një udhëtim mes përkatësisë dhe përvojave të migrimit.
Çdo histori vjen si një zë duke lidhur “këtej” dhe “andej” në mënyrë figurative por realiste, ku panelistët ndanë mendime dhe përvoja mbi jetesën në Shqipëri, si edhe mbi procesin e realizimit të këtij projekti dhe lidhjen personale me të.
Fotografitë, me një objekt shoqërues, simbolizojnë sende me vlerë sentimentale për secilin nga personat e fotografuar, që lidhen me historitë që ata kanë zgjedhur të ndajnë në këtë projekt.
Ekspozita “Zemra mes këtej dhe andej” do të jetë e hapur për publikun deri më 24 prill 2026, në COD. A.K./TemA
Nuk shkruhet “Zemra mes këtej dhe andej” Mund te kishe mesuar pak shqip gjithe keto vite.
Po si shkruhet?
Po kjo eshte nje mashtruese, nje llum, kjo eshte e shoqja e Klosit dhe merr shuma te konsiderueshme nga GIZ me aprovimin e Rames, e njoh kete bibe qe kur u marua ne ato vite me Klosin qe i duhej nje grua per te qendruar ne Gjermani, pune llumi
Qënke mbushur plot me vrer. Nuk të bën mirë.