Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan konferencën “Bektashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”.
Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përshëndeti dhe falënderoi për organizmin e kësaj konference kryetarin e Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushin, dhe kryesinë e kësaj akademie, kërkuesit shkencorë dhe organizatorët.
Në ligjëratën e tij ai foli për kontributin e klerit bektashian në gjithë vijën e historisë së njerëzimit dhe u ndal në kontributet e bektashinjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në njërën nga figurat më të spikatura, klerikun atdhetar, shenjtin Dede Ahmet Myftari. Ai tha se kontributi i tij i çmuar është pasqyruar në disa botime, të cilat gjenden edhe në Bibliotekën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, dhe theksoi se Dede Ahmetin do ta kujtojmë përgjithmonë me nderim jo vetëm ceremonial apo emocional, por edhe si klerik, atdhetar e filozof të shquar.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i ASHSH, akad. Skënder Gjinushi theksoi se pjesëmarrja e bektashinjve në Luftën e Dytë Botërore është një vlerë e shtuar në historinë e luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit.
Ndërsa akad. Hamit Kaba mbajti kumtesën “Baba Faja dhe bektashinjtë shqiptarë në burimet britanike e amerikane”. Ai tha se klerikët shqiptarë janë treguar luajalë ndaj politikës, patriotë dhe mbështetës të pavarësisë së vendit, pavarësisht nga pozicioni i tyre hierarkik dhe qendrave botërore fetare nga të cilat vareshin.
Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi vlerësoi Luftën Nacionalçlirimtare që e renditi Shqipërisë përkrah fituesve të Luftës së Dytë Botërore dhe që i ktheu Shqipërisë lirinë dhe pavarësinë. Ai vuri në dukje vlerat politike, ekomomike, shoqërore dhe kombëtare të Luftës Nacionalçlirimtare, ku edhe dëshmorët e saj duhen kujtuar dhe nderuar./atsh/
Bravo Akademia e Shkencave me kryetarin e mencur dhe menaxher te talentuar Prof. Dr. Skender Gjinushi! Pershendetje dy referuesve te nderuar Prof. Dr. Hamit Kaba dhe Prof. Dr. Marenglen Kasmi. Ju na beni krenare kudo qe jetojme neper bote, te larguar nga kreu i agjentures sebo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha.
Është interesante sesi operojnë neo komunistët dhe tallen me fenë duke mbajtur konferenca të tilla. Por kuptohet, kur ke një ish oficer të sigurimit për udhëheqës të këtij sekti, shërbëtor të bindur të sistemit prej nga vjen, ke arsye të mjafta për të bërë gallatkonferenca, ku mban fjalën Skënder Gjinushi, ish Ministër i Arsimit dhe Kulturës në kohën e komunizmit, armik në çdo qelizë të trupit kundër besimit fetar. Kjo konferencë, e cila përpiqet që të shkrijë në një shtetin dhe institucionet formale fetare dhe ti përdor ato për qëllime politike e konsolidim pushteti, nuk është asgjë më shumë se një veprim i turpshëm që flet se deri në çfarë shkalle ka hyrë e liga në këtë vënd. Përdorin një rrugaç ish oficer për të përkujtuar luftën, kur misioni i çdo feje është të merret me përsosjen morale të individit në shërbim të paqes, dashurisë dhe mirësisë. Dhe për të mos u zgjatur, pse Edi Rama dhe Skënder Gjinushi nuk i mbajnë këto konferenca me klerin Katolik dhe Ortodoks si dhe me Klerin musliman, por shkojnë dhe gjejnë një ish oficer i vënë me porosi partie në krye të këtij sekti që nuk paraqet asgjë më shumë se një tufë pijanecësh dhe mishngrënës të babëzitur, mashtruesish profesionistë, mik davetesh me kryehajdutin dhe spiunin Ilir Metaj? Pyetja ka vetëm një përgjigje: nuk i mbajnë sepse ata nuk janë shokët e Ramës dhe Gjinushit, janë njerëz fisnik që e përdorin besimin e njeriut në zot për t'i shërbyer përsosjes morale të njeriut dhe jo skllavërimit të tij për jetëgjatësinë e bandave kriminale që kanë uzurpuar qeverisjen e vendit.
80 vjetori i pushtimit te Shqiperise nga komunistet. Akoma ka shqiptare qe se dine kete? Kejo qe them s'eshte fare urrejtje thjeshte nje fakt qe gjithe bota e civilizuar e di. Si mund te quhet clirim kur te mbyllet goja, te merret prona, varferi cdo dite, te veshur me rrecka, te fusnin ne burg per nje fjale goje, pa te drejten e besimit etj etj. Keto te drejta njeriu i ka pasur 4000 vite me pare, por ja hoqen shqiptarit me 45. Fatkeqesia eshte se komunistat sot kane pushtuar cdo vend te botes. Cfare eshte Makroni, Biden, Trudo, Rama, Putin, Micotaqi dhe te gjithe te tjeret? Puro komunista me kollaro.