“Kadare ishte në ankth për sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe”, Rama: Të mos lejojmë që të degradojë në pikën e moskthimit

21 Nëntor 2024, 11:14Kulturë TEMA
“Kadare ishte në ankth për sulmet që i bëheshin

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe tha se shkrimtari i madh, Ismail Kadare, ishte gjithmonë në ankth për sulmet që i bëheshin gjuhës sonë.

Kreu i qeverisë shtoi se Gjuha Shqipe nuk duhet lejuar që të degradojë deri në pikën që s’ka kthim pas.

“Sot, ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës shqipe, mund të duket modest por është përmbajtësor për disa arsye në përvjetorin e 116 të ditës së miratimit të alfabetit të shqipes, lidhet edhe me një moment që është një moment ku shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë një përkatësi e përbashkët e gjithëve ne.

Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi përveçse nga vetvetja. Shumë shpejt do jetë edhe një gjuhë zyrtare e BE, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së BE, shqipja do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve të BE. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si një produkt i samitet të tretë të diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntor vjet, ku shqipja ishte një nga temat.

Është e hatashme të përjetosh se si delirantë dhe injorantë me damkë për të gjithë ata që vijnë nga betejat për gjuhën shqipe, ata që njohin rrënjët e gjuhës shqipe, ata që jetojnë me respektin e palëkundur për Çabejin dhe hapat e hedhur, sot proklamojnë gjithfarë lloj tezash, ndërkohë që borxhi ynë dhe i të gjithëve, institucioneve, bëhet gjithmonë dhe më i madh dhe i pashlyeshëm, sepse krahas këtyre zërave që do të ishin përndryshe për të qeshur nëse s’do të jetonim këtë kohë kur barbarizmat në fjalor dhe sintaksë s’do gjenin shesh për të bërë përshesh dhe hapësirat në rrjetet sociale, na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar.

Është e pamundur të jemi në sulm sepse furia e gjithë kësaj barbarie dhe injorance është shumë e fortë dhe mbështetët në atë të vërtetën që populli e ka thënë me dy fjalë, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat. Që të rezistojmë e kemi të domosdoshme dhe ky Kuvend është pjesë e kësaj rezistence.

Sot mungon një lëvrues i lartë i gjuhës shqipe, Ismail Kadare. E kujtoj në ato biseda me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe. E kujtoj vazhdimisht në ato biseda që kam pasur me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen gjuhës shqipe. Këtu kam sjellë një thënie të tij me vargjet e tij: “Kur panë se gjuhës s’i hodhën dot prangat, lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza e lidhëza së prapthi, të bukurën gjuhë ta bënin lesharapi”, tha Rama. 

9 Komente

  1. P
    Ptuh

    Ik mor bablok muti. Kadareja te neveriste ty dhe gjithe qeveritaret shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Barbys

      Ptuh.Neqoftese mendon se peshtymat e tua jane kontribut per mbrojtjen e gjuhes tone atehere i mjeri ti.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Mire e ke thene citjonezi...gjuha shqipe o tu bo si lesh arapi(sunit and shiit)!

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ??

        Kadare ishtë në ankthë edhe nga turqzim i Shqiprisë që ti o Ramë i ke bër Shqiprisë dhe tani ti na flet për Kadaren dhe gjuhen Shqiprie? Ironies shumë e madhë. Në gjitha Xhamitë që ke ndertue ana mbanë Shqiprisë ti Ramë, veç Shqipt nukë flitet në to. Dhe ti na qënke shqetsue shumë për gjuhën shqipe?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Verejtje

          Ne France ka nje sistem shume te rrepte te mbrojtjes se gjuhes frenge nga Akademia Franceze per te ruajtur pastertine e gjuhes nga globalizimi. Edhe ne Paris, nje qytet global, ku dynden nga gjithe bota, i ke te gjitha ne frengjisht. Kurse ne Tirane, 90 perqind te emrave te lokaleve, hoteleve dhe restoranteve i ke ne anglisht ose italisht, eshte bastarduar fare gjuha shqipe, ku ne ekran degjon nje shqipe te anglishtezuar me emra te sajuar nga anglishtja. "Kolori pink", "jam preokupuar", "do startojme eventin" "gatimi i pastas" etj etj injorancash. Ketu duhet te fillojne perpjekjet e qeverise me ligje konkrete per mbrojtjen e gjuhes shqipe, me perkthimin e hajrit te librave shkollore, jo duke llapur kot pa asnje veprim po shyqyr qe na tregove se flisje me Kadarene. Qeveri e paafte e drejtuar nga rrugace injorante.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mero

            Nder te tjera, degradimi i gjuhes shqipe ka ardhur si resulat i pangopesis se 'gazetarise' perfshi gazetarine e Meros. Per hire te fitimeve, Mero, ashtu si dhe shume pronar gazetash, punesojne 'gazetare' te zbritur nga shpellat ne qytet, qe mesojne disa fjale ne gjuhe te huaj dhe i perdorin ne menyre te pashfrenuar. Nga artikujt qe publikohen duket qarte qe gazetaret kane liri te plote te shkuarjne cfare te duan dhe si te duan, duke degjeneruar ne jashte cdo mase gjuhen shqipe.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????

              Kadareja kthehet në varr me turqiyimin që i është bërë trojeve shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. m
                me Bythqir Tiranas si ky s'kam paar !

                CILAT JANE SULMET E BERA GJUHES SHQIPE MOR BYTHQIRE - NDERKOHE QE TI MOR PEDERAST MJEKERR MUT -LESHARAPI KE BER SHQIPERINE - DUKE I SHRBYER POLITIKAVE TE HUAJA ANTISHQIPTARE - DUKE LARGUAR SHQIPTARET NGA KY VEND DHE SJELL NE SHQIPERI TURLI RRACASH- DUKE PASURUAR OLIGARKET DHE RRETHIN TEND TE INTERESIT - E DEGRADUAR KOMBIN . LESHT E ARAPIT NE SHQIPTARET I GJEJME KE MJEKERRMUTET SI TY QE IMITON TALIBANET - JANULLEN-BABA MONDIN- QE RREZIKOJN FALE NJI RROSPIE SI TY- SHPERBERJEN E KOMBIT SHQIPTARE O JASHTESHQITJE E GJUHES SHQIPTARE - O . G E L B A Z A e SHQIPERISE

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Morgen

                  Shqiptaret jane tu e heke shqipen vete nga perdorimi.Vetem shifni mbishkrimet e shitoreve ( bizniseve per…)emisionet ne te tv krejt ne anglisht,ne shume vende me spari anglisht….Me kujtohet Fatos Nano,kur dilte ne tv dhe fliste,shpesh here me shume se gjysma e fjaleve te huaja,i dukeshte vetja….

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje