Manastiri i Cepos, i shpallur Monument Kulture, Kategoria I, gjendet në cep të Malit të Gjerë, poshtë një prerjeje shkëmbore, tërthore të pjesës veriore të saj, prandaj dhe vendi quhet “Cepo”. Manastiri tërheq vëmendjen edhe me lëndina e bukura, disahektarëshe ndërkohë që në afërsi të tij janë të shumta burimet e ujit, të cilat kurorëzohen nga një pyll i madh gështenjash dhe drurësh të tjerë.
Konaku i Manastirit është dykatësh me gur të zi dhe të bardhë. Kati përdhe në pjesën ballore është realizuar me harqe guri. Në katin e dytë manastiri është i ndarë nga dy ambiente dhe në fasadë ka dritare në të tre faqet. Çatia e manastirit është njëujëshe e mbuluar me tjegull të kuqe. Përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati.
Naosi është një bazilikë trinefshe mbuluar me një sistem qemeresh cilindrike. Apsida është e vogel dhe e ulët, kështu që nuk ndikojnë ndjeshëm në rritjen e hapësirës së brendshme. Naosi ndriçohet nga dritare të vogla, të hapura në muret e apsidave.
Muratura e manastirit është me gurë gëlqeror dhe gur të zi të lidhur me llaç e gëlqere. Muratura e kishës është ndërtuar me gurë shtresorë, me radhitje të rregullt dhe përfundon me një kornizë të realizuar me gurë të vendosur në formë dhëmbësh sharrë ndërsa harqet e saj janë të punuar me gurë të gdhendur, plani i të cilëve është më i thelluar nga ai i muraturës. A.K./TemA
Quhet Monastiri greqisht o Turq dhe jo Manastir. Termi Monastir ka kuptimin e Mbeshtetjes apo Ndihmes nga Monahitet (Te vetmuarit). Monahitet jane Tutuj Kushtare Greke. Ky Monastir i perket Grejeve Orthodhokse dhe jo Genitcereve te turqizuar te vetequajturit Skiptare. Monastiri i Tcepos dhe jo "I cepit" tregon Mbiemrin e nje personi qe e ka ndertuar kete. Mbuemrat Tcepos jane te documentuar ne Vorio Epirin e Pirros dhe Kaurrit te Derrit Jrorgios Kastriotis.
Sido ta rrotulloni mendimin ju shqipfolës, origjinat paganizmin e krishterimin nuk ia hiqni nga gjaku shqiptarëve ! Monastère shkruhet e lexohet dhe në frengjisht !!!! Urrejtja juaj ndaj popullit nuk mund të ju japë të drejtë, sepse ato gurë e ndërtesa janë bërë prej duar shqiptarësh, si dhe besimi fetar!
MONASTIRI I CEPOS ,,ESHTE I ORTHODHOKSEVE ,,,,JO I SHQIP TATARVE ,,,SHKONI ANDEJ NGA XHAMIJA APO TEQEJA,,,,MOS NGATERRONI PORTAT ,,,,