Java Kulturore Meksikane, një pasqyrim i ngrohtësisë dhe pasionit meksikan sjellë në Shqipëri

20 Nëntor 2024, 12:18Kulturë TEMA
Java Kulturore Meksikane, një pasqyrim i ngrohtësisë dhe pasionit

Për herë të parë në Shqipëri, Java Kulturore Meksikane ka sjellë një mbrëmje mbrëmje të magjishme plot ngjyra, shije dhe ritme!

Nga aromat e mrekullueshme të tacos dhe enchiladas, te Tequila dhe vallëzimi, kjo ngjarje ishte një festë për shqisat dhe një mundësi për të bashkuar dy kultura.

Një pasqyrim i ngrohtësisë dhe pasionit të Meksikës, i sjellë në Shqipëri! Vizitorët patën mundësinë të shijojnë disa nga traditat më të bukura të Meksikës. I pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ky eveniment ka shënuar një mundësi të shkëlqyer për të forcuar lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Meksikës, duke sjellë në Shqipëri një pjesë të mrekullueshme të një kombi të pasur me histori, muzikë dhe tradita unike. A.K./TemA

Lini një Përgjigje