"Shpirt dervish" në Shkodër!

19 Nëntor 2024, 15:59Kulturë TEMA
"Shpirt dervish" në Shkodër!

Mbrëmjen e kaluar, në sallën e ekspozimit pranë Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u mbajt ceremonia e hapjes së ekspozitës të artit fotografik “Shpirti Dervish” të fotografit Fahredin Spahija.

Gjatë kësaj ceremonie u promovua gjithashtu edhe botimi i librit me fotot e kësaj ekspozite, me parathënie të poetit Fahredin Shehu, botuar në Prishtinë nga Shtëpia Botuese ALPHABET J&H.

Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe performanca poetike me poezi nga Rumi, Tagora, Shehu dhe Kelmendi, interpretuar nga aktorët Merita Smaja dhe Astrit Fani.Të pranishmit ndanë impresionet dhe mendimet e tyre lidhur me fotografinë e Fahredin Spahiut.

Ekspozita “Shpirti Dervish” do të qëndrojë e hapur në sallën e ekspozimit pranë Bibliotekës Publike “Marin Barleti”deri në datën 30 Nëntor. A.K./TemA

Lini një Përgjigje