Balil Gjini acarohet me shkrimtarët e rinj!

19 Nëntor 2024, 13:42Kulturë TEMA
Balil Gjini acarohet me shkrimtarët e rinj!

Shkrimtari dhe përkthyesi Balil Gjini është acaruar keq me shkrimtarët e rinj.

"Kurrë lexuesi nuk ka qenë kaq i kërcënuar nga agresioni i banalitetit. Të gjithë autorët, pothuajse pa përjashtim, me zellin e arixheshkave ditën e shtunë (që tundin në dorë sitën e tyre duke i thurrur lavde), edhe autorët tundin sitën e tyre: librin. Mu në këmbët e tyre dergjet përdhe ajo zonja e rëndë: etika.
Kërkohet me insistim magjepsja e lexuesit, shastisja e tij. Janë zëra sirenash, por lexuesi s'është në një anije që të lidhet në direkun e saj me ballamar, e, mbi të gjitha, nuk është Odiseja. Më të mençurit bëjnë sehir spektaklin dhe, ose ngrenë supet, ose zgërdhihen. Ndërkohë lexuesi është i kërcënuar më shumë se kurrë nga banaliteti për protagonizëm me çdo kusht." - shkruan ai në facebook. A.K./TemA

1 Komente

  1. B
    Bato Mato

    Kush është ky shkrimtari kaq i shquar, Balil (giovanni fascista ) Gjini, që nuku ja kem dëgjuar zënë deri nashti ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje