Puna e vërtetë intelektuale, edhe ajo e nji ore, asht fryt i nji mundi të gjatë…

19 Nëntor 2024, 09:32Kulturë TEMA
Puna e vërtetë intelektuale, edhe ajo e nji ore, asht fryt i nji mundi

Nga Ardian Ndreca

Tregonte para disa dekadash nji arkitekt i famshëm roman sesi jo rrallë i ndodhte që ndonji boss ndërtimesh t’i kërkonte si me lutje: “M’a vizato shpejt e shpejt (“due scarabocchi”) nji ide pse më ka kërkue filan fisteku me i ndërtue nji vilë…”.

Njiherë kur njeni prej këtyne e pa se kisha hapë sytë katërsh, rrëfente arkitekti, saktësoi si me dashtë me u shfajësue: “Due diçka të shpejtë, pse mandej kam ata të mijtë që e përfundojnë, ty s’të kushton gja, punë nji oret…”

Meqë e teproi ia thashë haptas: “O budallë, për me shkue tek nji orë “shkarravina” të mijat janë dashtë 40-vjet studime e punë natë e ditë, ndërsa ti pretendon me pasë akses tek ajo “ora” jeme si me qenë tue lypë nji akullore në plazh!”

Puna e vërtetë intelektuale, edhe ajo e nji ore, nuk asht improvizim çastit, asht fryt i nji mundi të gjatë, përndryshe do të përfundoni me ju operue nji që ka studiue kirurgjinë në Wikipedia, pallatin do t’jua ndërtojë nji gjeometër me shkollë natet, kurse avionin do t’jua pilotojë ndonji merakli balonash tabake.

2 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta i riu

    Puna intelektuale dhe puna fizike. Ne nje shkolle europiane, nje nxenes shqiptar beri debat me arshitektin perendimor. I tha kur grryeni themelet ju perdorni makina. Une ne ndermarrjen qe kam hapur nuk do te perdor makina. Do ti hape me kazme e lopat bashk me puntoret dhe ja llogariti se fitimi ishte shume i madhe, n'rast se puntori (grryente), hidhte 4 metre kub dhe ne dite, se ashtu i kishte thene baba se ishte ne kohen e qofte largut. Makina merrte pes fish me shume para. Arshitekti i mundur matematikisht i tha, se ne nje menyre te pashkruar ligji jone ndalon te punosh me kazem e lopat. Ateher nxanesi i tha duhet te ndaloni dhe hedhjen e tullave dhe blloqeve te betonit nga posht lart per te mbushur skelen, se asht nje pune shkatrruese per puntoret. Ja llogariti me fizike dhe dilte se brenda javes puntori shkatrrohej shendeterisht. Arshitekti i tha: hera e pare qe gjej nje shqiptar mistrec qe me grricen nervat. Pastaj nxanesi i beri disa llogaritje matematike qe per te bler nje shtepi ose marre ate me qira tek ju, asht njelloi, nuk ka asnje dallim fitimi per blersin. -E pastaj i tha arshitekti? E pastaj i tha nxanesi shqiptare, ju keni ndertuar kapitalizmin monopolist, ku BUROCRACIA MODERNE mbane te shternguar per fyti popullin ne kapitalizem. Ateher arshitekti i tha bej revolucion ta bejme komunizem. Jo i tha nxenesi, se ate e bene te pajetueshem (skllaveri) BUROKRACIA PRIMITIVE. E ateher i tha arshitekti cila asht zgjidhja? Bota unipolare i tha shqiptari. Ateher arshitekti i çliruar qeshi e tha: -atehere te gjithe do te shptojme nga starti i tensionuar konkurence, qe e ka realizuar(arritur) qellimin e saj.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh.

      Zoti Ndreca, ke shkruajtur një esse shumë sinjifikative. Faleminderit. Ndersa Fishta jr….ke dhënë ide me shumë brumë, gjë e cila, mund të zhvillohet nga ju, si një IDE më të avancuar. Ju Përgëzoj.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje