Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, koncert në sheshin e Flamurit në Vlorë

19 Nëntor 2024, 14:27Kulturë TEMA
Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, koncert në sheshin e

Big Band dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura (OSFA) gjenden sot në Vlorë për një koncert kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit. Programi i koncerteve në qytete të ndryshme të vendit, vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pas koncertit për rastin e 17 nëntorit, festës së çlirimit të kryeqytetit, Big Band u zhvendos sot me koncertin në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Koncerti me këngë patriotike të remiksuara, në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit, u zhvillua në mesditë dhe u ndoq nga qytetarët e Vlorës dhe vizitorë të qytetit bregdetar.

Koncerti në sheshin e Flamurit u realizua në kuadër të koncerteve të tjera të OSFA, të cilat nisën më 22 tetor dhe përfundojnë më 22 nëntor.

1 Komente

  1. B
    Bbbrrrr

    FORCAT E ARMATOSURA ,,? HAHA

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje