Skllav i kujtesës

19 Nëntor 2024, 16:50Kulturë TEMA
Skllav i kujtesës

Nga Ylli Demneri

Një gjethe e tharë ahu bie mbi njërën nga rrugicat e parkut "Rinia". Kalimtari i parë ecën mbi të. Era e nëntorit merr me vete copëzat e thërrmuara. Dhe kur asgjë nuk dëshmon për ekzistencën e saj, ajo rishfaqet në sytë e mi prej fëmije.
Kam lindur në Tiranë. Nuk i përkas asaj. Por ajo ka hyrë në shpirtin dhe trupin tim. Me diellin që del nga mali i Dajtit e u jep formë rrugëve (që në mendjen time mbanin dy-tri emra: ato të gjyshërve, të prindërve dhe ato që ishin shkruar në krye e në fund të tyre dhe që i lexonim duke i ndarë në rrokje sapo kishim mbaruar Abetaren); ai diell që pikturon rruginat e ngushta, kopshtet, fushat, vendet djerrë (vendet më tërheqëse që më bëjnë të ëndërroj), muret prej qerpiçi lyer me gëlqere, kalldrëmet e lëmuar nga ecjet, shtyllat prej druri, betoni apo hekuri, pemët buzë trotuareve; dekoret ku u rrita; me pluhurin, shiun, borën dhe aromat që i bëjnë ato të përveçme; me dhimbjet e plagëve kur rrëzohesha duke vrapuar, luajtur apo hipur majë pemëve. Ashtu si fluturat ngjyra-ngjyra me madhësi të ndryshme që aq fort të mrekullojnë kur i zbulon për herë të parë e që të magjepsin me bukurinë, hijeshinë dhe heshtjen e tyre; si trumcakët, pëllumbat dhe zogj të tjerë në fluturim apo të ulur mbi një degë qershie në lulëzim, e ndriçuar nga një rreze dielli në të perënduar, të fiksuar në kujtesë (ashtu si disa shprehje e fjalë në shqip që dalin vetiu këtu në mërgim duke më sjellë pranë një fytyrë, një aromë apo një zë). Me dritën e qiellit në kohë të ndryshme që edhe sot e kësaj dite ndriçon «qoshet» që vetëm unë i di; stolat e parqeve ku shijova dashurinë; muret që dëgjuan zëra e fjalë intime. Imazhe që janë vetëm të miat. Atje. Në Tiranë. Gjurmë të lëna në trup, si dikur hekuri i nxehtë mbi mishin e skllevërve.

2 Komente

  1. L
    Leonidha i Spartes

    Me fjalin e fundit e ke dreqosur fare, me mire te mos e kishe shkruar dhe botuar kete shkrim. Nuk miun d ta kuptoj cte shtyu qe ta mbyllje ashtu kete meditim te bukur do te thoshja. Jeta joneashtu ka rrjedhur me pare. Nje jete e qete dhe e bukur, mendoj une. Vertet e varfer por e rregulluar ne varferine e saj qe ne te kishim kohe edhe te shijonim keto bukurite per te cilat po persiat ti atje kuje tani. Jeta jone atehere nuk ishte agresive si tani, ne nuk mendonim per pasurimin e shpejte dhe me cdo kusht si tani, nuk kishte kaq konkurence te pameshirshme midis njerezve. Solidariteti, mirkuptimi, per te keqen qe mund ti binte shokut apo komshiut mbizoteronin. Kishim hapsira per te pare malet dhe korat qe rrethonin Tiranen, por sot ato na i rrembeu Erjon Velija me babezine per te fituar para me cdo kusht dhe mjet , me pallate shume kateshe, me kulla, me gjoja "komplekset e banimit" qe sjane gje tjeter vecse getot moderne ku duhet te paguash minimumi 100 000 leke ne muaj per gjoja mirembajtjen e mjediseve te perbashketa dhe 100 000 leke ne muaj per parkimin e makines ne vendparkimet poshte nderteses, sepse gjithe ai grumbull familjesh ne 3-4 dylym vend ku munden ti parkojne makinat. Ndertuesi qe ngriti kompleksin me para te zeza jo vetem qe i shiti apartamentet me 2000 euro m2, por tani po u merr edhe shpirtin me qeran per mirembajtjen e mjediseve te parbashketa dhe me parkimin. Tirana sot nuk ka me hapsira te gjelberta ne raport me banoret. Edhe ato qe ngelen nga e kaluara i ka kafshuar Erjon Velija me leje ndertimi apo parkingje ( parku i Madh i Tirane, Tajvani e etj, etj). Ne se nuk do ti ndalet dora Erjon Veliajt ne te ardhmen ne rruget e Tiranes nuk do te mund te hyjne rrezet e diellit nga ndertimet shume kateshe. Ne Tirane nu ndihet me era e luleve te pemeve apo te lulishteve si ma pare, ate e ka zevendesuar era e rend e e Lanes ku derdhen gjithe ujrat e zeza te kasaj Tirane qe eshte zmadhua 15 here. Se kur do te ndermeret nje projekt per te zmbrapsur ujrat e zeza qe te mos derdhen me ne Lane nuk i dihet . Sigurisht do fonde , por me siguri ato qe jane vjedhur keto 2-3 vjetet e fundit nga ministrat dhe drejtoret e bashkise do te kishin mjaftuar. I dashur mik te uroj qe te cohesh cdo dite me kuijtimet e tua perte kaluaren.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      ...e ke fjalen per ne Dajt si duket, se parku Rinia qe kur u krijua e deri me sot nuk ka patur ndonjehere dru ahu,...po hajde futja, rrapi me ahun aty-aty jane, vetem lartesia ku rriren ndryshon, nga 120m ne 1200 m mbi nivelin e detit. Ca gjera je mire te mos i kishe shkruar, ashtu si thote dhe komentuesi me siper, ose akoma me mire te mos e kishe shkruar fare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje