Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, i janë bashkuar nismës së Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë objekte të vjetra që janë treguar të kulturës dhe historisë së vendit.
“Muzeu im”, projekti në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, solli emocionet e historisë së Shqipërisë ndër vite, pikërisht në ambientet e kësaj shkolle në Tiranë.
“Nxënësit sollën objekte të çmuara dhe plot histori nga shtëpitë e tyre: punime artizanale prej druri, bakri dhe bronzi, ora xhepi të vjetra që kanë kaluar brez pas brezi. Këto thesare të ruajtura ndër vite u bënë pjesë e një ekspozite të veçantë, duke ndriçuar kulturën dhe historinë e familjeve shqiptare. Ky projekt unik lidh muzeun me shkollat dhe komunitetin, duke sjellë trashëgiminë më pranë brezit të ri. Kush e di? Ndoshta edhe ti ke një send të çmuar në shtëpi që është një copëz muzeu në vetvete”, thuhet në postimin e Muzeut Historik Kombëtar në rrjetet sociale.
Në këtë projekt çdo nxënës mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe të rinjtë të jenë sa më afër muzeut duke sjellë sendet e tyre të vjetra. /ATSH/
cfare lajmi pilli semes