Shkodra ka nxjerrë emra të shquar në artin muzikor shqiptar, dhe mes tyre mbetet i paharruar Kujtim Alija, dirigjent, muzikant dhe organizator i palodhur.
Me përkushtimin e tij shumëdimensional, ai ngriti standardet e edukimit muzikor për fëmijët, transformoi festivalet e këngës për fëmijë duke i kthyer në ngjarje mbarëkombëtare dhe udhëhoqi me sukses Orkestrën Frymore të Shkodrës në skena kombëtare e ndërkombëtare.
Vlerësuar me tituj e dekorata, mes tyre “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe “Mirënjohja e Qytetit”, ai la pas një trashëgimi të vyer muzikore, institucionale dhe pedagogjike.
Sot, në 4-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, Shkodra Zone e kujton me respekt dhe mirënjohje njeriun që i kushtoi jetën muzikës dhe brezave të rinj.
Kujtimi i tij mbetet gjallë në çdo tingull që jehon në skenën shkodrane.
Lini një Përgjigje