Ndoc Gjetja: Desha të hyj në zemrën tënde...

27 Gusht 2025, 14:10Kulturë TEMA
Ndoc Gjetja: Desha të hyj në zemrën tënde...

Desha të hyj në zemrën tënde
U kërrusa, u kërrusa
U bëra lëmsh sa një top
por prapë e dashur
Zemra jote nuk më nxuri dot.

Ndoshta dhe mund të hyja,
Por të them të vërtetën
I kërrusur s’mund të rrija
brenda teje gjithë jetën.

Zgjeroje zemrën ti!
Më tepër, më tepër
Dhe në qoftë se më nxë
do të hyj patjetër.

——————–

 

Lini një Përgjigje