Teodor Keko: Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur...

27 Gusht 2025, 09:26Kulturë TEMA
Teodor Keko: Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur...

Trishtimi. Ai vetëm mua më përket!
Iku një vajzë. E desha dhe i thashë shko!
Jeta ime boheme në dy metra katrore vdes.
Vdekja! Ç’fjalë e trishtme dhe e fortë!
Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur.
Sidoqoftë, dhimbje ka.
Edhe vdekja në metastaza dhembjesh është strukur,
galopi i tyre baraz me hata.
Po bota jeton. Jeton njeriu.
Me dhembje, dhe më i lumtur.
Unë dua të jetoj.
Ajo, gjithashtu. Dhe iku.
Trishtimi vetëm mua më përket!
Për inat të tij bëhem më i bukur!

 

Lini një Përgjigje