në andërr pashë andrrën time
nji hije e bardhë e patrajtë
tue vallzue në shi
buzëqesha me atë rrokulli
s’âsht keq për nji zotni t’thinjun
me vallzu – menova
po s’isha unë
ishte veç hije
masanej hija u bâ
kodër e bardhë akullnaje
që shkrihej në Arktik
dola p’ej ândres tème
siç del nji meteor nga nji planet tjetër tue msy orbitën e tokës
bjen dhe djeg qarshafin
e bardhë të shtratit ku flej
bashk me eshnat
e kâmëve t’mia
me llavë vullkani
që shpërthen
nga fellsia e gjumit
toka të ngrehë me fuqi graviteti
e munohesh me i nxjerr kâmtë
p’ej dheu që të ka mlue
u qova nga dhimta
me lye nyjet me yndyrë
glucosamine & chondroitin
anti arthitris
Ky Matoshi eshte ideologu i kombit kosovar, e kuptoni milet me ke kane te bejne dardanet e sotit, me nje loqe komplet qe kujton se din shqip.