Kështu e përkujtuam sot 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Përmes kësaj ekspozite filatelike dhe biografiko-historike, pjesë e koleksionit privat të koleksionistit Hysen Dizdari, dhe pranisë së profesorit të nderuar, Anton Nikë Berisha , i cili i dhuroi Bibliotekës Kombëtare kolanën e tij studimore, me një kontribut të rëndësishëm në njohjen e jetës dhe veprës së Nënë Terezës , i prezantuam publikut figurën e shenjtores nën dritën e kujtesës kulturore dhe historike.
Takimi u moderua nga zëvëndësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtare, znj. Majlinda Toçi, ndërsa ekspozita zgjoi interesin e studiuesve, kritikëve dhe grupeve të tjera të interesit.
/bksh/
Lini një Përgjigje