nga Auron Tare
Ne se dikush ka lexuar Homerin dhe ka ndjekur udhëtimin e heronjve të tij në hapësirat e Mesdheut, nuk do të habitej me vendet e shenjta të Iliadës që ndodhen në territoret e trashëguara që nga antikiteti, prej atyre që pretendojnë se janë të lashtë në këto troje: shqiptarët.
Dodona, orakulli i famshëm ku heronjtë e Luftës së Madhe mësuan për fatin e tyre, në Epirin antik, sot Janinë.
Nekromantia, tempulli i famshëm ku Odiseu shkoi për të takuar shpirtrat e prindërve të tij në Thesprotinë antike, Çamërinë e sotme.
Akeroni, lumi ku shpirtrat e të vdekurve kalonin me ndihmën e Karontit, në Thesprotinë antike.
Butrinti, ku trojanët ikanakë, të sjellë si skllevër nga biri i Akilit këmbe-shpejt, Neoptolemi flokëverdhë, ndërtuan një Trojë të Re. Atje ku Andromaka me kupën e verës në dorë dhe Heleni princëror mikpritën Enean, themeluesin e Romës.
Onkezmusi antik, Saranda e sotme, ku Ankisti, babai i Eneës, mbylli sytë dhe u varros në një tempull madhështor.
Tempulli i Poseidonit, ku lundërtarët bënin fli dhe hidhnin kupa me verë në det për të qetësuar Poseidonin plak, Ksamil i sotëm.
Kimaira, prej nga dilte zjarri dhe fuqia shkatërrimtare.
E sigurisht, shpella e Spilesë, ku Polifemi, ciklopi me një sy që jetonte në shpellë dhe kujdesej për delet e tij.
E pra, imagjinoni: poeti i parë i njerëzimit përshkruan në veprën e tij monumentale tempuj dhe vende antike për të cilat arti botëror ka dedikuar mijëra vepra, poezi epike, libra dhe studime. Të gjitha këto të trashëguara në territoret e dikurshme dhe të sotme të shqiptarëve, në Epirin antik.
Por mjafton të hedhësh një vështrim listës së mësipërme dhe të shikosh se si grekët modernë ruajnë sot vendet e Homerit: Dodonën, Nekromantinë, Akeronin. Me respekt, me dashuri, me seriozitet. Jo vetëm vende të shenjta antike, por thesare të turizmit kulturor.
Ndërkohë, vështro peizazhet homerike në Shqipërinë tonë: Butrinti dhënë të huajve, Onkezmusi i lipsur, shpartalluar dhe mbushur me beton, ku asnjë shenjë nuk tregon se ky qytet është pjesë e eposit homerik. Tempulli i Poseidonit, Ksamil i sotëm – një batërdí urbane. po ashtu , dhe kësaj verbërie nuk mund t’i shpëtonte as Shpella e Polifemit, Ciklopit mitik që u verbua nga Odiseu dinak.
Shpella e Polifemit në Spile, ku eposi homerik ende ruan gjurmët e saj, në një shtet tjetër do të ishte një thesar i paçmuar i kulturës, trashëgimisë dhe turizmit kulturor. Sot shpella e Spilesë, e harruar e kthyer ne parking ku lahen makinat e pluhurosura, është e rrethuarme zinxhire. Një indiferencë totale, një dështim i çdo institucioni kulturor dhe i çdo ministrie të turizmit që zderhallet në ahengjet e përvitshme provinciale, duke hedhur në tym para që nuk kanë asnjë vlerë.
Prandaj, për këto pamje trishtuese të këtij tempulli homerik, për të gjithë ata që mundën, por nuk deshën ta shpëtojnë këtë trashëgimi universale, për të gjithë ata që pretendojnë se mbrojnë kulturën, por në fakt nuk e duan, le të mbetet mbi ta Mallkimi i Polifemit.
Mallkimi i Polifemit
O, Poseidon flokëkaltër, mbajtës i dheut, dëgjomë,
nëse vërtet je ati im, dhe unë jam biri yt,
bëj që Odiseu, shkatërrimtari i Trojës dhe biri i Laertit,
kurrë të mos sosë në shtëpinë e tij në Itakë.
E nëse është shkruar të kthehet një ditë,
le të kthehet vonë, i mjerë, i rraskapitur,
pa shokë, mbi anije të huaj,
e në prag të shtëpisëku ta presin vetëm vuajtje e dhimbje.
(Kënga IX, vargjet 530-535, përkth. Spiro Çomora)
Por pse mor Auron xhani nuk e con fjalen deri ne fund: Qe sundimtaret turkoshak dhe te verbuar, nga dashuria per veten, si saliu dhe ediu, e kane ne mendesite e tyre shkaterrimin e kultures bote ndricuese greko- romane dhe ate te europes kristiane.
Ku gjënden Grekët në periudhën arkaike e aq më pak në atë të bronzit, o të qifsha gruan?!
Shko mo shtaze e hap ndonje Liber e viziio ndonje muze. Greket jetonin ne gjithe Mesdheun. Kishin koloni deri ne Francen apo Spanjen e sotme. Sipas teje as shqiptaret nuk ekziatojje, meqe bota na therret Albanez. As gjermanet, se e quajne veten Dojc e TD tjeret i therrasin Alemane apo tedeske.
Mos na u hiq si Akademik ti hajvan me rrecka por shko lexo Herodotin edhe pse është i manipuluar dhe do kuptosh se Mykenët dhe Minoanët ishin qytetërim para-helen (Pellazgo-Etrusk) të cilët u shpërndanë në mesdhe pas invazioneve Dorike nga veriu dhe se grekët e sotëm nuk janë gjë tjetër veçse produkt Traktatesh për shkëmbimin e popullsive!!
I nderuar Alex. Ne periudhen per te cilën shkruan Homeri, kur Agamemnon shikohej si kryekomandant, grekerit e vjetër petdornin akoma armë bronxi. Periudha kretake u pasua nga periudha Doriane, sepse Dorianët zbriten nga Veriu me dyndjeve medha dhe zëvendesuan ata qe pershkruan Homeri tek Iliada dhe Odiseja. Edhe nga Dorianët mbetet shumë pak sot, si pasoje e shumë shekujve pushtim dhe asimilim. Grekerit e sotëm kane nje perqindje te ADN-se, por kane shumë perzjerje shqipetare, turke, arabe, romake, bullgarët, etj. Ky që shkruan me siper është vetëm nje grekdashës. Nuk është grek, por i pelqejnë grekët. Vetëm nje pyetje kam. Me gruan e tij çfarë ke? Pse vrapove te tregosh se kush je, para se te tregoje se sa di dhe forcën e argumentit tënd. E fillove mire fjaline, pastaj, si ajo lopa i re koves qe qumeshtit me shkelm, dhe e derdhe. Po te te kthehet ai burri i botës dhe te shaje nga motra, gruaja dhe njerez te tjerë, çfare ndodh? Do kapesh pushkën? Per nje koment ne gazetë?
Kot për muhabet po Shpella e Polifemit sikur është në Sicili mo djalë! Ndjesë për injorancën por në Milazzo, Provinca e Mesinës gjendet një shpellë që ka emrin Shpella e Polifemit... Nga na e nxorre Shpellën e Spilesë ti...
Ti e Ke mire a zoti qytetar, po eshte ky kllufi qe ia fut kot. Mire thoshte Pazolini, njerezit me te rrezikshem Jane gjys te arsimuaeit, sepse e demtojne shume kulturen me gomarlleqet qe thone. U duket vegja sikuf dine, prof ne fakt jane medioker. Jà, ky tipi ketu, qe per turpin toner, Ka qene dhe funksionar i Butrintit shkon e ben lemsh dynjane e shkruan qe Ankizi, babai i Eneas vdiq ne Sarànde. Ec e sqaro ti lexuesit se Virgjili shkruan qe ka vdekur ne Trapani te Sicilise. Demi u be. Do vazhdojne analfabetet shqiptarike te mburren qe Ankizi vdiq ne Sarànde ku na paska pasur nje tempull madheshtor. Ej zot i modh ce na ka gjet!
O mjeshter. Lere Milazzon, por Itaka e di t'i ku bie? Sikur Uliksi te ishte nga Napoli, do kishte logjikë edhe shpella e Milazzos, edhe Partenopeja. Por Itaka bie poshtë Korfuzit. Akejtë ishin lundertare te zotë, prandaj edhe i quanin "seafarers". Të gabosh dhe te shkosh ne Milazzo kur kerkon te kthehesh ne Itakë, duhet ta lesh anijen pa timon, ne dorë te Zoti, dhe prapë nuk mberrin ne Milazzo. Apo me gjithë mend kujton se e çoi Poseidoni? Edhe vendndodhja e Trojes qe pretendoi se e gjeti Shliman është vene ne dyshim nga studjues rusë. Shumë parametra te perdorur nga Homeri nuk perputhen fare me vendin ku germoi Shliman. Studjuesit rusë argumentojne se zbarkimi i akejasve ndodhi ne Lezhë, ndersa Ilion ishte ne Shkoder, ku çdo rresht i Homerit merr kuptim. Nuk jam arkeolog, dhe as studjues. Nuk mund ta them sevata rusët janë te saktë. Por shumë gjera martin kuptim. Edhe aleatet e Trojaneve, the Dardanoi, marrin kuptim, sepse Dardania Ishte ne Kosovë. Ndryshe na dalin dy popuj Dardanoi. Dardania e vjetër ne Kosovë, dhe një Dardani tjetër qe nuk është gjetur, por hamendesohet te kete qenë diku ne Azine e Vogël, meqenese Shliman ishte i bindur se Troja ishte ne Turqi. Duhen shumë studime per këtë. Por grekët me mire pranojne qe Troja është në Turqi, se sa te jetë ne Shqipëri. Duhet që Turqit e sotëm janë te ardhur ne Azine e Vogël, dhe nuk pretendon njeri te kene rrenjet te vjetra. Por po te vertetohet qe Troja ka qenë ne Shkoder, ndryshon historia dhe pretendimet grekë, dhe Iliret me qytetin e tyre Ilion (Troja) do shiheshin ndryshe nga historiografia boterore. Grekët me mire do pranonin qe Troja ishte ne Kinë se sa ne Shqipëri.
Lumsi ti per mendjen qe paske. Po ti hape i pari nje Liber e lexo vete cfare pershkrimi jep Homeri per Trojen dhe muret e Trojes. Veprat e Honerit mund t i gjesh On line gratis, se nuk Kane te drejten autori. E i lexon super WC-se kur te kesh nge. Meqe komenton ketu, paske ne zotetim edhe teknologjine e duhur per kete Pune dhe petkthyesi automatica Ka oerkthen nga origjinali apo anglishtja ne cfare gjuhes te duash ti. E ketu po flitet per budallalleqet qe shkruan Auron Tare, jo ku ishte Itala. Po per themelimin e Romes nga Enea, thone gje ata ruset e tu? Se duhet te jesh koqe apo tape te shkruash si Auroni qe Enea themeloi Romen. Apo qe babai i Ankizit vdiq ne Sarànde. Apo qe shoella e Spilese eshte tempull homerik!!! Te Kane thene gje ruset se greket kishin zakon te perdornin te njejtet emra per qytetet e veta? Qe kemi nja 20 koloni greket ne mesdhe qe quhen Apollonia, kemi Himere dhe Panormo ne Sicili sikurse kemi dhe Himare a Panormo ne jug te Vjoses. Qe shume shekuj para se te mesonte bota per kete Himaren tone, ne ate Himeren siciliane u be nje Beteje themelore ne histori Mes grekeve dhe kartagjinezeve. Apo ruset e tu imagjinard nuk e dine se ne kohen e Honerit, zona e Azise se vogel ishte shume me e zhvilluara e te padura se brigjet e adriatikut ku popullsite vendase rroni ne fise primitive. E ishte plot me qytete te mbrojrura nga muret. Ku i Ke muret ne lezhe? Ku i ke varret e periudhes se bronxit ne lezhe? Ku i Ke vendbaninet e medha ne Lezhe? Ku i ke tempujt ne Lezhe? Ku i Ke armatimet e bronxit ne Lezhe? Lezha eshte nje zone qe pushtohej me nje zbarkim modest more, se nuk Ka mbrojrje natyrore. Eshte ne mes te ultesires.Sic kishte Kruja fjala vjen apo Berati. Lezha pushtohej me dhjete gomare e mushka. Ah se harrova Per veprat e Honerit ne origjinali shiko Ancientlibrary.
Teoria se Troja ka qene ajo qe zbuloi Shlimani eshte vene ne dyshim nga studiues serioze te cilet nuk jane te bindur se me te vertet aty ka qene qyteti mitik. Megjithate duhet te shkosh ta shikosh me syte e tu per te pasu ndodhata zhgenimin me te madh ( ne se je i fushes) kur do te shikosh dicka tejet modeste qe nuk perputhet fare po fare me Iliaden. Kjo por dhe shume studime te me passhme qe jane bere ne ate qe quhet Troja e kane vene ne dyshim te gjithe historine e saj.
Ti qenke Tradicionalist grek me babë shqipetar. Ore, ta duash Greqine, sa e do Saliu. Nuk ka problem. Por pse hedh poshtë babain shqipetar? Kete nuk e kuptoj.
Artikull pa asnje lidhje.
O Hajvan, shkoj e hap nje Liber, shkoj. Ti dhe keta injorantet e tjeret qe t i botojne, ne vend qe t'i censurojne per gomarlleqet qe shkruan! Enea thrmeloi Romen, shkruan kaqoli. Prandaj quhet Enea sot kryeqyteti i Italise, se e themeloi Enea! Nuk po shkruaj per gomarlleqet e tjera, me tempull madheshtor ku vdiq Ankizi. Kushedi sa do kesh pire, apo i Ke nga abstinebca keto gjepura?
Shpjegojani ketij robit qe i ka mbet menja ke posti i dikurshem, se ai bythe vend i Butrintit nuk eshte qendra e botes. Boll na Cau koken Duke shkruajtur dokrra me keq se pijanecet pas gotes se trete. Ne pak rreshta ka nje batarè budallalleqesh qe kalonte dhe rekordin e Sazan Gurit. Kujtojini te gjorit, kur te behet esull, se Homeri nuk eshte hic poeti i pare i njerezimit. Se njemije e peseqind vjet para Honerit, bota kishte poete e poetesha, si Enheduana. Po mbase Suneret qe shpiken shkrimin, per Taren nuk jane pjese e njerezimit Koqe si ky besoj e se njerezimi lindi me luften e Trojes.
Ky, rri rri dhe behet gazi i botes. Po cfare don me thene tempull homerik? I kushtohej Honerit? E Ka ndertuar Homeri? Allahile, po si mund te jete tempull nje nje shpelle? E din Auroni cfare eshte nje tempull? Cfare funksioni ka? Cfare karakteristikash ka? O Poseidon i madh, ti qe je zoti i Detit, nentokes dhe i nendetit, qe rri sa ne Olimp e sa ne thellesi, ti qe shkakton termetet, stuhite, cunamet, mbaja gojen e mbaja doren ketij ish drejtorit te Butrintit. Se po behet per te Dale ne pesion e po kungull mbeti
i nderuar Allahile. te falenderoj per lutjet e tua por me sa kuptoj ti duhet ti drejtohesh tjeterkujt dhe jo Poseidonit se nuk me dukesh nga ato lule.
Eh mo Tare, ta dish ti sa tempujt Poseidoni ka ne kete dynja e sa lule rrisin ne parquet perreth. E sa himne kane pene te lashtet per t'u drejtuar perendive te Olimpit sipas qejfit e nevojes. Jà, po ta bej qejfin, po i drejtohrm tjeterkujt ... Apollonit, Hefestit, Heres, Estias, Aresit. Te doli inati tani? Po me qafsh, o Tare, ku e ke lexuar qe Enea themeloi Romen? Po kryesotja fare: ta kishe lexuar njecike ate te flamosur lufte te Trojes, qofte dhe nga Wiki. Do kishë mesuar qe Odisene nuk e gjeti asgje nga mallkimi i Polifemit, se kishte mbrojtjen e Athinase. Ne te gjoret qe nuk jemi mbrojtje nga mallkimi i injorances me shtyp dhe mas media si t'ia bejne?
te nderuar lexues qe keni njohuri te bollshme mbi mitologjine. me kenaqesi po mundem tu jap nje shpjegim modest. Historia e Trojes nje nga ngjarjet me te rendesishme te letersise antike eshte e bazuar e tera ne mitologji. Per kete asye shkenca e arkeologjise dhe antropologjia ka mbi dy shekuj qe eshte perpjekur te krijoje nje pamje te kuptueshme se ku dhe kur kane ndodhur keto ngjarje. Vete egzistenca e Homerit eshte vene ne dyshim vete egzistenca e Trojes eshte mjaft e dyshimte edhe pasi Shlimani pretendoi se e zbuloi ate qytet. Shume e shume studiues jane mundur te japin nje ide te sakte por sigurisht e veshtire. Nderkohe disa shtete moderne per arsye politike ekonomike dhe tashme edhe turistike jane perpjekur te kapitalizojne nje pjese te mire te mitologjise antike. Greqia sigurisht eshte ne pararoje te kesaj histori duke pretenduar me apo pa te drejte qe historia Homerike eshte trashegimi e saja. Nderkohe studiues moderne kane sjelle studime mjaft interesante per publikun qe deshiron te kuptoje dhe te lexoje se ne fakt mitologjia nuk ka asnje lidhje me shtetet moderne te cilat pretendojne monopolizimin e historise antike apo mesjetare. Tani ti kthehemi komenteve tuaja. Pretendimi se Butrinti u themelua nga Trojanet deri me sot nuk ka baze shkencore. Homeri thote se luftetaret akej vinin nga shume treva te botese para helenistike dhe ne vecanti Epiri ku orakulli i Dodones dhe qendra te tjera fetare permenden ne vepren e tij. Ai e permend shkarazi butrintin por do ishte Virgjili dhe burime te tjera antike qe shkruajne se ishin te ikurit trojane qe themeluan qytetin. Nderkohe shkenca thote jo deri me tani. Por me te drejte ngrihet pyetja a mund ti besojme ne virgjilit qe shkruan gati 1000 vjet me pas ngjarjeve reale? Apo e gjithe vepra madhore mbeshtetet ne rrefeja te ruajtura nga popullata brez pas brezi? A eshte Enea themelues i Romes? Virgjili thote po dhe tashme studiuesit me te mire te temes kane rene dakort se vepra e Virgjilit eshte nje veper politike e cila kerkon te lartesoje Trashegimine e Romes dhe familjes imperiale. Nje tjeter personazh e perdori Virgjilin per te krijuar themelin e ideologjise fashiste te vazhdimisise se kultures romane. Musolini i cili e perdori mjaft Virgjilin si nje pasqyre e lavdise dhe trashegimise se hershme te Italise moderne me Romen Antike. e gjitha kjo e bazuar ne mitologji dhe aspak ne shkence. A eshte familja mbreterore angleze ne mesjeten e hershme me origjine trojane nga butrinti? sic shkruan nje murg nga wellsi per fillesen e gjakut mbreteror anglez? Qartesisht nje falsifikim historik por qe gjeti vend ne historine e Mbreterve angleze ne mesjete. ketu mund te shkruajme sa te doni ju rrefenja qe nuk kane asnje baze shkencore por qe per nje arsye apo tjetren jane rrenjosur ne eposin lokal duke mberritur deri tek ne. A eshte shpella e Spilese shpella e Polifemit? sigurisht askush nuk e di por banoret e Himares gjithmone e kane lidhur ate me ngjarjen e Homerit. Kur nderkohe arkeologjia ka zbuluar ne brendesi te shpelles qeramike neolite gjetje te cilat tregojne per banim shume te lashte te kesaj shpelle. Nderkohe sot ne kohet moderne kur turizmi kulturor eshte nje nga vlerat me te rendesishme te kulturave lokale te kesh mundesi te kesh nje shpelle e cila ne eposin lokal lidhet me mitologjine antike eshte nje vlere e cmuar. Prandaj ne se ka fjetur Polifemi aty apo jo ne se kane mbritur trojanet ne Butrint apo ne se Ankizi plak vdiq ne Onchezmusin antik apo jo jane ceshtje te cilat mbeten per tu debatuar. E rendesishme eshte se keto rrefenja te turbullta i japin vlere zones dhe ndihmojne ne krijimin e nje marketingu kulturor duke i shndruar keto qendra ne pole ekonomike per banoret. kjo eshte e rendesishme pastaj ne se Polifemi flinte ne Spile apo jo ja leme shkencetareve te bejne germime te thelluara. e rendesishme eshte qe ajo si shume pika te tjera te ruhet dhe te mbrohen nga vete banoret. mund te shtjelloj me gjate kete ceshtje por nuk dua te lodh njeri. nderkohe diturite tuaja ne kete fushe do ishte mire ti perdorni per ruatjen e pasurive kulturore se sa per ofendime banale.
Ol idiott. Ku shkruan Virgjili qe Enea themeloi Romen? Po Romuli dhe Remi,, cfare bene? Hajde rrote hajde. Po nga Enea tek themelimin i Romes kalojne 4 shekuj more! Po do jesh shok alkoli me Taren, edhe ti
Aeneas leads Trojan survivors to Italy. His descendants (through his son Ascanius/Iulus) eventually establish Alba Longa. From that line, Romulus and Remus are born centuries later, with Romulus traditionally credited as the actual founder of Rome. Tani injoranca nuk ka brire. Po enea qe solli trojanet njihet gjeresisht si themelues i races latine dhe linja e tij jane romulus dhe remus.
Jà nje idiota tjeter Po kur nuk lexoni, mos komentoni per gjera qe nuk i dini e nuk i njihni. Latinet ishin ne vendin e vet para se te artinte Enea Sa per kuriozitet, shkoj shiko si quhej vjerri i Eneas. E mos shkruaj gomarlleqe edhe ti. Si mund te jete nje trojan themelues i races latine? E mbi te gjitha, a e di se nuk ekziston raca latine?