Më 28 gusht 2024, në Pogradec u mbajt simpoziumi “Nga e kaluara në përkujtim – Kufijtë e diktaturës 1944-1991”, ku studiues dhe përfaqësues institucionalë sollën fakte mbi kalimet e palejuara të kufirit, vrasjet e të rinjve dhe humbjen e kufomave në kufirin juglindor. Ky diskutim u shënua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve dhe hapi rrugën për një proces më të gjerë kërkimi dhe dokumentimi.
Këtë vit, fokusi zhvendoset në Shkodër, me datë 28 Gusht, ora 9:30, aty ku kufiri verior u bë vend i shumë tragjedive të ngjashme.
Simpoziumi i radhës synon të evidentojë fakte dhe dëshmi të reja mbi vrasjet në kufi, të nderojë viktimat dhe të forcojë përpjekjet për zbulimin e vendvarrimeve të të zhdukurve.
Qëllimi mbetet i njëjtë: të mos harrojmë. Historia e atyre që u pushkatuan apo humbën jetën në kufi nuk është vetëm kujtesë e një brezi, por një thirrje për të rinjtë që të mos jenë indiferentë ndaj padrejtësisë e shtypjes. Indiferenca nuk është një opsion. Regjimet totalitare nuk i përkasin të shkuarës.
Lini një Përgjigje