Ju ftojmë të lexoni disa fjalë të urta shqipe që si zakonisht të befasojnë me mençurinë popullore që shprehin:
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
Gjithë gishtat dhembin njësoj!
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë
Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
Miku i mikut tim, është edhe miku im.
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”.
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
Keq më vjen, po dëm s’më bëhet.
Këpucari i ka këpucët e grisura.
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
Kur s’di not mos u fut në ujë.
Kush ha shumë i del për hunde.
Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
Kashata e madhe të ngec në fyt.
——————-
Politika supozohet se është profesioni i dytë më i vjetër në botë. Unë kam arritur të kuptoj se ajo vazhdon të ketë një ngjashmëri të përafërt me profesionin e parë. (Ronald Reagan).