Dita kur u dogjën rreth 2 milionë libra

25 Gusht 2025, 21:12Kulturë TEMA
Dita kur u dogjën rreth 2 milionë libra

Nga Enver Robelli

33 vjet më parë, më 25 gusht 1992, forcat ushtarake të serbëve të Bosnjës goditën me predha Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë. Zjarri i madh dogji plotësisht pjesën e brendshme të godinës historike, të ndërtuar gjatë sundimit austro-hungarez. Me atë rast u bënë shkrumb e hi rreth dy milionë libra, revista dhe dorëshkrime të rëndësishme që dokumentonin historinë e Bosnjës.

Vijeqnica, siç quhet ndërtesa edhe sot, fillimisht ishte seli e bashkisë së Sarajevës. Ajo u hap më 20 prill 1896 dhe vazhdon të jetë ngrehina më impozante e kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërtimin e saj e nisi arkitekti austro-hungarez Alexander Wittek, por pas vdekjes së tij punën e përfundoi arkitekti kroat Ćiril M. Iveković. Skicën e parë për ta ndërtuar këtë godinë e ofroi arkitekti çek Karel Parik. 

Vijeqnica, në gjermanisht Rathaus, ishte një përshëndetje arkitektonike austro-hungareze për Sarajevën. Pas marrjes nën administrim të Bosnjë-Hercegovinës, Perandoria Danubiane (austro-hungareze) nisi punët e mëdha infrastrukturore për ta modernizuar vendin. U ndërtuan hekurudha e parqe, u shtruan rrugë dhe u ngritën ndërtesa reprezentative. Njëra ndër to ishte Vijeqnica. 

Arkitektura e saj imiton stilin e ndërtimit të maurëve, pra stilin arab të ndërtimit në Magreb dhe në Andaluzi mes shekujve VIII dhe XVIII. Me këtë ndërtim Perandoria Austro-Hungareze shprehte edhe simpatinë për myslimanët e Bosnjës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët e shndërruan Vijeçnicën në Bibliotekë Kombëtare të Bosnjë-Hercegovinës.

Procesi i rindërtimit të Bibliotekës, pas shkatërrimit që ia bëri soldateska serbe, zgjati rreth 20 vjet. Vijeqnica e rindërtuar u hap më 9 maj 2014, në 100-vjetorin e atentatit në Sarajevë, kur terroristi serb Gavrilo Princip vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Franz Ferdinand. Para atentatit, Gavrilo Princip ishte përpjekur të vinte në Kosovë për të ndihmuar pushtimin serb të Kosovës. E kthyen në kufi komandantët serbë për shkak se ishte shëndetlig.

5 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Robelli e shkruan Shqip per Shqiptaret, por ne nje moment stakohet dhe kujton se po lexohet nga Gjermanet : Vijeqnica qe ne Gjerrmanisht i thon Rathaus ...po shkruje Shqip o Robell - Vijeqnica qe ne Shqip i thon prefektur ... se nuk te ben as terheqes as intelektual perdorimi nje fjale te huaj ,por te ben qesharak tek lexuesit !

    Përgjigjjuni
    1. m
      muhabete dimri prane oxhakut

      Ke te drejte deri diku, Mondi. Veri duhet te kishte shkruar se austro-hungarezet e ndertuan kete ndertese sipas modelit te tyre 'te bashkive', pra 'rathaus', ndonese ndoqen arkitekturen arabe. Besoj se ay ka parasish qe shume shqiptare e dine kete fjale, andaj e permend.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xha Kasemi nga Çepani.

      Ne kujtome me dhembshuri , djegien e bibliotekes ne Sarajeve nga Serbet,n e 1992 , po keshtu me dhembshuri kujtojme diegien e bibliotekave ne Manastirin e Ardenices dhe te Voskopojes, nga dora e zeze ere hujeve, por nuk kujtojme idiotizmin qe treguam vet ne , madje i dogjem me tere krenari , billotekat ne 1997, sipas te dhenave edhe ne nje proteste te PD ishte planifikuar te digjej edhe Biblioteka Kombetare. Nuk po permendim vjedhjen e biblotekave sidomos ato te fshatrave dhe tashme librat e vjedhura shiten per shtatepalke qeve rrugeve te qyteteve..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Voskopoja eshte djegur 3-4 nga skiptaret, disa here per turkun here te tjera per plackitje. Keto jane faktet, ke te drejte se te huaj e dogjan se skiptaret nuk jane mbetje osmanesh.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Laura

        Ky artikull me kujton nje histori te familjes sime, kur gjithe dokumentat dhe letershkembimi i gjyshit tim i dogjen dhe i bene shkrum e hi. Ishin letra ne 12 gjuhe te huaja dhe me personalitete, te vyera jo vetem per ne si pasardhes, por per mbare Vloren dhe Shqiperine Xha Kasem flm per komentin e goditur. Nuk paskan fund pislleqet e 97’, garojne me shfarosjen e gati gjithe burrave te shquar te vlores ne vitet 43- 45 dhe lenien pas vetem te grave dhe femijeve jetim.. edhe ajo pune e piste prej kriminelash zvarranik ishte. Me kete rast, falenderoj gjithe ata Burra qe nuk pranuan te kryenin akte kriminale ne 97’.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje