Kjo është gruaja e njohur e Tiranës që u vetëvarë së bashku me nënën në komunizëm

25 Gusht 2025, 19:30Kulturë TEMA
Kjo është gruaja e njohur e Tiranës që u vetëvarë

Një vetëvrasje e dyfishtë u krye në vitin 1967 po në Grabian të Lushnjës. Ganimet Cuka ishte një nga gratë më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.

Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e futën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë.

E mbajtën disa muaj në hetuesi, por nuk mundën ta bënin të pranonte se ishte agjente e zbulimeve të huaja, prandaj u detyruan ta lironin. Kur doli nga burgu, e lanë pa punë, që të vdiste urie. Për të mbijetuar, ajo merrej me zbukurimin e vajzave të Tiranës, ditën e martesës. Ajo ishte tepër krenare dhe e sfidonte regjimin, duke bërë çdo mbrëmje shëtitjen e saj në bulevardin “Zogu I”.

Asnjëherë nuk u përkul të kërkonte mëshirë. E internuan së bashku me të ëmën në një ditë tetori me shi të vitit 1967. Aty i vendosën në një kthinë të një stalle derrash për të banuar. Vrimat e mureve të pasuvatuar ishin plot akrepa që të kallnin datën.

Lagështia të hynte deri në palcë. Jashtë balta ishte deri në gju. Për herë të parë në jetën e saj, Ganimeti u pushtua nga një dëshpërim i tejskajshëm. Asnjë rreze shprese nuk shihte në horizont.

E shtrydhi trupin për disa ditë dhe net pa gjumë, për të gjetur rrugën e shpëtimit por më kot. Më në fund, ajo arriti në përfundimin se vdekja ishte shpëtim për to, ndërsa vetëvrasja e tyre do të ishte sfidë dhe akuzë për diktaturën e urryer të Enver Hoxhës. Ia tregoi dhe nënës plakë vendimin e saj dhe, si e përqafoi, i tha të vdisnin së bashku.

Të nesërmen, ajo bleu 10 metra litar dhe e ndau në dy pjesë të barabarta. U ul pranë tavolinës dhe shkroi një letër. Kujt ia drejtonte dhe çfarë ishte shkruar në të, askush nuk e mori vesh, përveç operativit të Sigurimit të Shtetit.

Si mbaroi letrën, hipi në karrige dhe vari mbi një tra dy litarët e bërë lak. Pasi pinë kafen e mëngjesit, hipi nënën mbi karrige, i hodhi litarin në qafë dhe i ra karriges në shkelm.

Nëna mbeti e varur. E çoi karrigen një metër më larg, hipi sipër saj dhe vendosi lakun në fyt. Shtrëngoi dhëmbët fort që, kur të vdiste, të mbetej e bukur. E rrëzoi karrigen me këmbë dhe mbeti e varur si nëna e saj.

Disa fëmijë të internuar, kur dëgjuan zhurmën që bëri karrigia e rrëzuar, u afruan e panë skenën makabre. Ata u lebetitën kur panë nga vrimat e stallave dy gra që rrinin të varura në hapësirë. Ata ikën me vrap, të frikësuar, për t’u treguar prindërve, por askush nuk merrte guximin të hapte derën e viktimave dhe t’i ulte në tokë.

Shitësja e dyqanit lajmëroi të plotfuqishmin e policisë dhe nuk vonoi shumë kur aty mbërriti operativi i Sigurimit. Në mbrëmje vonë, kufomat e viktimave i hodhën në një gropë që ndodhej buzë kanalit, i cili kalonte pranë stallës së derrave, pa u vendosur asnjë shenjë dalluese mbi pirgun e dheut që i mbuloi./standard.al

———————

11 Komente

  1. G
    GOSTIVARI

    E trishtë. Pikëllim. Aq mizori bëri udhëheqësi i dashur saqë kjo ngjarje kaq e dhimbshme mbetet e panjohur dhe e shpërfillur. Primitivisëm poltik kombëtar. Në rrethana njerëzore humane dhe atdhedashurie, sot do kalonim rreth përmendores së tyre dhe do i nderonim dhe do i kujtonim me dhimbje, se janë pjesë e fatit tragjik kombëtar. Mallkimi ynë.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Irena

      Sa e dhimbshme. Fatkeqedd SG Ia eshte se keto ngjarje nuk shkruhen ne Historien qe mesojne nxenedit ne shkolla.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Histori qe te dhurojne vetem dhimbje .

        Mese e vertete.. dhimbje sa here qe e lexoje ..nuk me hiqen nga mendja shume dhimbje qe jane me mijra Histori qe kane perjetuar shume e shume shqiptare te pafajshem ...Vetem e vetem per Lirine e fjales dhe Lirine e Jetes te secilit.. Herojnte te vertete ... sa dhimbja ka kaluar ai vend nje shqiperi me bukurite e rradha qe ka .. Ne kujtim dhe ne Respekt per secilin qe nuk Jeton me ....

        2. d
          dikur

          Të sfidosh shtetin , cilindo shtet në botë, është e rrezikshme në rastin më të mirë dhe fatale në rastin më të keq. Fatkeqësisht vajza në fjalë nuk e kuptonte rrezikun që I kanosej. Mendoj se jeta duhet vlerësuar siç edhe është, e pa kthyeshme.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Mallkimi i shqipërisë është ndëshkimi hyjnor për krimet mizore ndaj popullit të vet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar në mërgim .

              Ngjarja pa dyshim që ka ndodhur , prandaj teoritë konspirative vazhdojnë ! Pse shkrimi është anonim , pse ka frikë që autori të dalë hapur ? Këtë histori të asaj kohe , mund ta dinë mirë banorët e vjetër të atij fshati , por politika e vjetër e Sali karaxhiçit , luan ende me krimet makabre të së kaluarës , për tu thënë shqiptarëve se Rama dhe PS janë si Enveri dhe PP . Populli i varfër po i mënçur , i ka dhënë çdo politikani atë që meriton . Këto 35 vjet demokraci i thënçin , Saliu ka qenë 12 ~13 vite në pushtet , pa prona e pasuri të trashëguara dhe me të ardhurat nga paga , sot famija e tij është ndër pasanikët më të mëdhenj të vendit. Prokuroria e sotme speciale , thotë që ndjek lekun , po për këtë monstër pse nuk e ndjek ? Vilat e tij të blera nëpër qytete e kryeqytete të Europës pse nuk hetohen ? Siç duket Duman e kompani , që akuzohen nga Saliu për shtëpi e për vetura , kanë frikë të ballafaqohen me monstrën dhe presin që tu mbarojë mandati për tu a lenë dobiçin në derë pasardhësve ! Turp për këtë institucion , që me fillimet e veprimtarisë së tij krijoi besimin e rremë në opinion , se më në fund drejtësia do të veprojë në këtë vend .

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatekeqesi dhe dhimje per Historine !

                Shqiptar ne mergim.... mese e drejte dhe mese e vertete....e perjetoje vete si juve ne mergim mbi 35 vite..... por fatekeqesiste teke shqiptarizmi apo dhe ne vendet e tjera .... Tragjedite ndodhin se njerezimi akoma nuk eshte NDERGJEGJESUAR ! NDERGJEGJESIMI i secilit nga neve , sjedhe mrekullira dhe begati dhe lumturi.... Ja une ( psh ) me ndergjegje te paster ose e kam pastruar dhe me teper NDERGJEGJEN ketu ku Jetoje ... dhe miresite nuk kane te mabuar qe me dhurojne shoqeria Zoti dhe secili qe permban ne vetevete NDERGJEGJE te paster ... Zoti ndeimofte secilin... por kjo Jete keshtu do te vazhdoje, normal me probleme qe sa vjne dhe do te vogelsohen nga secili....

                  2. L
                    Lidyy

                    Thuhet Fëmija i fëmijës e nxen Karma ????

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje