Blendi Gonxhja
Ministri u shpreh se ndarja nga jeta e Artur Zhejit është një humbje e madhe për median dhe artin shqiptar.
Timo Flloko
Aktori i madh e kujtoi Zhejin si një personalitet të jashtëzakonshëm, një erudit të rrallë dhe një shpirt artisti të madh që iku shumë shpejt.
Paskal Milo
Ish-ministri i Jashtëm kujtoi njohjen e hershme me Zhejin dhe bashkëpunimin e gjatë, duke e vlerësuar si një nga publicistët më të shquar për stilin e veçantë dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare.
Preç Zogaj
Shkrimtari e cilësoi ditën e homazheve si një ditë të trishtuar për gazetarinë shqiptare, duke e vlerësuar Zhejin si njeriun që solli elegancë e thellësi në analizën politike.
Kiço Londo
Regjisori shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e mikut, duke e quajtur Zhejin “dritë e trishtë që humbëm” dhe një mendje gjeniu që do të mbetet frymëzim.
Lini një Përgjigje