Si sot 125 vjet më parë, më 25 gusht 1900, lindi Prof. Hasan Ceka. Ai njëkohësisht njihet edhe si njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.
Hasan Ceka studioi në Vjenë dhe pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Ai krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë. Në të njëjtën kohë përfaqësoj Shqipërinë pranë misioneve të huaja në Apolloni e Butrint.
Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të rikthehet në Apolloni dhe do ti kushtoj qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Prof. Cekës i takon në të njëjtën kohë edhe merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, gjithashu edhen nimfeut të qytetit dhe e shumë monumenteve të tjera.
Krahas gërmimeve në Apoloni Prof. H.Ceka tregon një kujdes të veçantë për grumbullimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë monetare antike e mesjetare. Ai ishte një specialist i studimit të monedhave antike, dhe këto studime ai i kurorëzoi me botimin e veprës së njohur "Probleme të numizmatikës ilire" të botuar më 1965 si dhe gjithashtu ai përgatiti edhe veprën "Monetat e Dyrrahut dhe Apollonisë".
Prof. H.Ceka ishte njohës i mirë i greqishtes se vjetër dhe latinishtes duke u bërë kështu një nga bashkëautorët kryesorë në përkthimin dhe përgatitjen në shqip të vëllimit "Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë". Ai është autor i shumë artikujve, studimeve e kumtesave të botuara në revistat shkencore brenda e jashtë vendit. Këto studime janë përmbledhur e botuar në vëllimin "Në kërkim të historisë ilire", Prof. Hasan Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.
Nje Hason turk ne kerkim te istorias se Ilireve!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site...... cmenduri!!!
Ju qe e lidhni emnin me kombesine ose jeni injorante ose jeni paragjykues ose jeni armiq te kamufluar qe prisni diten per nje thike pas shpine kombit shqiptar.Lind pyetja pse nje person me emrin p.sh Kozma apo Kristo te mos jete grek ? Apo se keshtu ju vjen per shtat mendjes tuaj te semure e perverse per emnat qe kane origjine arabe ose turke.Por historija njerezimit njeh nje Omar Khajam nje Ibn Sina e Ibn Ruzhdi nje Firdeus qe kane rrezatuar kulture kur europa e asaj kohe lengonte nga injoranca dhe inkuizicioni.