Biri im… letër nga Edmond Tupja dedikuar të birit me autizëm
“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!
E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.
Po ty, po sivëllezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.
Ges, biri im unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka:
Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.
Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.
——————
O Mondi, ke nevoje te besosh te Jezu Krishti - Ai eshte zgjidhja per cdo problem tendin dhe te kujtdo tjeter. 'Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij. Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.'
Prekese si shkrim. Por ti si nje ateist ke nevoje per ate qe thote ky para folesi. Ke nevoje per ate qe ka thene nje filo zof i madh francez, qe,perendia edhe ne qoftese nuk egziston duhet te krijohet. Provo te ikesh nga Ateizmi dhe do te gjesh ATE per te cilen ke nevoje ne keto momente qetesine shpirterore.
Të dy komentuesit kanë të drejtë, jam dakort me ta, Ajo perëndia do t'i zgjidhë hallet e njërëzve të drejtë në mënyrën sa më të favorshme të mundshme për ta.
Nje shkenctar i madh ka thene: " E zbuluara e skences eshte sa nje kokerr arre, e pa zbuluara eshte sa nje fushe futbolli!"... Pra po ta analizosh del se ti Mondi duhet t besosh fjalet e dy komentuesve me lart...
E dhimshme , jeta , dashuria , hidhërimi dhe gëzimi janë ingredientët që trazojnë gjithçka për jetën e kujtdo që i bie halli . T'a qaj hallin i nderuar , zëri Juaj në vesh të qeverisë , shoqëria së pari ka nevojë pëër ligje specifike pasi , edhe pse nuk di se sa kanë një hall të tillë, duhet të detyrojë pushtetin në radhë të parë pët radte të zilla. Nuk na gjen gjë nëse një ditë a dy të mos ham ushqim dhe komtributi i kujtdo të shkojë në vëndin e duhur , jo për bamiresi sipas qejfit , por detyrim human.