Vijon puna për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Rama: Po rilind si hapësirë moderne

26 Gusht 2025, 08:31Kulturë TEMA
Vijon puna për Qendrën Kombëtare të Kulturës për

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier.

“Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri.

Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin.

“Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje