Haki Misini, këngëtari që po i mungon rok skenës shqiptare

26 Gusht 2025, 15:16Kulturë TEMA

Vokalisti i grupit MAK, Haki Misini, 26 vite më parë, gjegjësisht vetëm tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për futjen e forcave të NATO-s në Kosovë u vra nga forcat serbe.

Trupi i këngëtarit të ndjerë, Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005.

Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga artistë të ndryshëm, si “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Tri gota”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, dhe shumë këngë të tjera.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijmtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë.

Ndryshe, përveç vokalistit Misini në luftën e fundit në Kosovë është vrarë edhe bateristi i grupit MAK, Mehmet Tupella.

 

1 Komente

  1. #
    #

    y2mate.com - Haki Misini - Nje yll nga qielli per ty e kam zene_bYh1A4uynTo

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje