Heshtja flet më shumë se zëri. Polovina është i njohur për arkitekturën e tij të lashtë dhe karakteristikat unike. Vepra më lart e artistit e titulluar, "Oborri i katedrales" ku drita bie mbi gurët e lashtë.
Në këtë vepër pasqyrohet atmosfera e qetë dhe bukuria historike e rrugicave të vjetra.
Agron Polovina, piktor dhe artist i njohur shqiptar, lindi më 13 janar 1959 në Berat. Ai filloi studimet në Liceun Artistik dhe vazhdoi në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku përfundoi specializimin në pikturë (grafikë) në vitin 1983. Pas përfundimit të studimeve, Polovina ka ndihmuar në edukimin e brezave të rinj si mësues në Shkollën Artistike dhe ka kontribuar si restaurator i pikturës pashbizantine. Ai ka drejtuar Galerinë e Arteve "Edward Lear" në Berat, duke e pozicionuar atë si një qendër të rëndësishme për artin.
Karriera e tij artistike nisi në vitin 1978 me ekspozitën e parë, e më pas ai mori pjesë në ekspozita të përbashkëta në Shqipëri dhe jashtë saj. Që nga viti 1987, ai ka organizuar një numër ekspozitash personale, duke bërë të njohur veprat e tij në koleksione private dhe institucione në Shqipëri dhe Evropë. Aktualisht, ai jeton në Berat, ku ka atelierin e tij dhe drejton Qendrën Kombëtare të Muzeumeve.
Stili i Polovinës karakterizohet nga një ritëm dhe magji të veçantë, me një paletë ngjyrash ekspresive që sjellin në jetë imazhe të figurave legjendare dhe skena nga jeta e përditshme. Ai ndjek një qasje të veçantë, qëndron mbi një "urë" të ndërtuar prej tij ndërmjet abstraktes dhe reales, duke ecur me kujdes në ekuilibrin mes ekspresionizmit dhe abstraksionit.
Kjo qasje e lejon atë të eksplorojë thellësitë e fantazisë së tij dhe të krijojë vepra që respektojnë trashëgiminë e artistëve të traditës, duke pasqyruar gjithashtu thelbin e jetës dhe kulturës shqiptare, shkruan liberale.
Kjo eshte vec nje tallava e vertete, qe ne cfardo ryme pikture ta vendosedh, nuk te ngjall asgje, vec mediokritetin e piktorit, sic pretendon ai te jete.