Kujtojmë me nderim aktoren Edi Luarasi (1940 - 2021) në 85 vjetorin e lindjes, nderim e respekt

7 Maj 2025, 21:36Kulturë TEMA
Kujtojmë me nderim aktoren Edi Luarasi (1940 - 2021) në 85 vjetorin e

Kujtojmë me nderim aktoren Edi Luarasi (1940 - 2021) në 85 vjetorin e lindjes, nderim e respekt.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo filloi daljet e para në skenë në një moshë fare të re, ndërsa kur ishte 16 vjeç këndoi në skenën e Teatrit të Estradës. Më pas artistja u diplomua për aktrim në vitin 1963 dhe pastaj filloi punë si aktore në Teatrin Popullor.  Ajo kishte një jetë të pasur artistike, ku mori dhe vlerësimet e para si aktore në fimat ku debutoi. 

Edi Luarasi u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi.  

Luarasi luajti një serë rolesh në filmat shqiptarë në kohën e komunizmit dhe teatro, ku përmendim rolin e saj të parë tek drama “Shtëpia në bulevard”, në vitin 1963, nën përkujdesjen e regjisorit Kujtim Spahivogli.

Edi Luarasi gëzonte disa tituj për kontributin në jetën artistike: “Medalje ari” për rolin e Leas në shfaqjen “Njollat e murrme”, për të vijuar më pas me “Naim Frashëri”, “Artiste e Merituar” dhe i fundit “Mjeshtre e Madhe”. A.K./TemA

Lini një Përgjigje