Romani ‘MURI’ i shkrimtares së shquar austriake MARLEN HAUSHOFER vjen më në fund në gjuhën shqipe.
Ky libër vlerësohet si një kryevepër e romanit fantast dhe që është "po aq tërheqës sa romani "Robinson Kruzo" (sipas Doris Lessing) Ndërsa pushon në një shtëpi gjuetie në malet austriake, një mesogrua zgjohet një mëngjes dhe e gjen veten të ndarë me pjesën tjetër të botës nga një mur i padukshëm.
Me një mace, një qen dhe një lopë si shoqëruesit e saj të vetëm, ajo shpejt mëson se si të mbijetojë dhe të përballojë vetminë totale. Alegorik, por tepër vetjak dhe tërheqës, ‘Muri’ është njëkohësisht një kritikë therrëse e qytetërimit modern, një portret plot nuanca dhe i dashur i një marrëdhënieje mes një gruaje dhe kafshëve të saj, një histori emocionuese mbijetese, një aventurë distopike që na vjen nga kohët e Luftës së Ftohtë dhe sotmë një klasik feminist vërtet i veçantë.
MARLEN HAUSHOFER ‘MURI’ - roman Me pasthënie nga JAMES WOOD Përkthyese ROMINA KASHARAJ 265f; 1200L Nga dt. 12 maji gjendet në libraritë kryesore të Tiranës. “Një shkrimtare jashtëzakonisht interesante, përhere e nënvlerësuar”. ― Elfriede Jelinek (Çmimi Nobel në Letërsi) "Muri është një roman i mrekullueshëm.
Nuk ndodh shpesh që të thuash se vetëm një grua mund ta shkruaj një libër të tillë, por gratë në veçanti do të kuptojnë përkushtimin e dashur të heroinës ndaj detajeve të krijimit dhe ruajtjes së jetës çdo ditë e që ndihet si një fitore kundër gjithçkaje që do të donte të minonte dhe shkatërronte themelin e jetës." ― Doris Lessing (Çmimi Nobel në Letërsi). /aleph/
Lini një Përgjigje