Kur Sali Protopapa i vërtetë, i shkoi Dritëro Agollit në shtëpi pas rënies së komunizmit: A e di kush jam unë?

17 Shtator 2025, 23:23Kulturë TEMA

Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur.

Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti:

Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë.

Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944. Kur Dritëroi kishte qenë vetëm 11 vjeç.

-Jam Sali Protopapa, i tha burri i thinjur.

Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi.

Kur Dritëroi i ofroi raki e mish, Protopapa i tha se, ndryshe nga ç’ishte portretizuar në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”, ai nuk e kishte vënë kurrë rakinë në gojë dhe nuk preferonte mishin, por peshkun.

Në atë takim, Dritëroi mësoi se Protopapa kishte qenë student në Itali deri në vitin 1942, dhe ishte kthyer në Shqipëri, për të luftuar fashizmin (me shokë si K. Tutulani, M. Tutulani, R. Alia etj).

Gjithashtu ai mësoi se çeta balliste e Protopapës kishte bashkëpunuar me misionin anglez, për të luftuar kundër pushtuesve nazi-fashistë deri në fund të vitit 1944.

Në fund të takimit, Protopapa i tha Dritëroit se romani i tij (dhe filmi i ndërtuar mbi atë roman) i kishte shkaktuar shumë vuajtje gjatë regjimit komunist të gjithë atyre që e kishin mbiemrin Protopapa.

Dhe Dritëroi iu përgjigj se nuk e kishte ditur që Protopapat ishin një fis i zgjeruar. I vetmi njeri me këtë mbiemër që kishte njohur ishte Xume Protopapa. I cili kishte patur ‘biografi të mirë’ para 90-ës…/vjosa.net

*Siç ma ka treguar im ungj  

—————————————————-

 

2 Komente

  1. M
    MERO

    PO VIKTIME E PROPAGANDES SI SHUME TE TJERE EDHE DRITEROI PER TE NGRENE NJE KAFSHATE BUKE PUNOI. ASHTU ISHTE KOHA

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      e para:dritëroi ka shkruar për një komandant tipik të ballit dhe i ka vënë një emër tipik shqiptar,sali protopapa!!në në farë mënyre do apo nuk do nëse kërkon në tërë shqipërinë gjen shumë njerëz me emër të njëjtë,par shumë sali,dhe shumë me mbiemër të njëjtë protopapa!!edhe në filma e romane të tjerë ka pasur personazhe që kanë pasur emra të njerëzve realë,pro kjo nuk donte të thoshte se personi duhej respektuar a persekutuar për shkak të ngjashmërisë së emrit!!e dyta:zotëria quhet sejfi e jo sali!ka qënë komandant balli por jo ai me emër të njëjtë të personazhit!!e treta:kam njohur njerëz me mbiemrin protopapa me detyrë deri në komandant divizioni!në mos gaboj në berat!ose lushnje!!jo të gjithë ata që kanë pasur mbiemrin hoxha,ose shehu,kanë qënë ministra a presidentë,ka pasur dhe shumë të persekutuar me emra dhe mbiemra si të drejtuesve të diktaturës që janë persekutuar,ka pasur dhe personazhe që kanë qënë heronj të realizmit socialist që janë persekutuar!para disa vitesh kam lexuar një interveistë a letër të sejfi portopapës dhe më ka pëlqyer shumë!shumë ndryshe nga tërë bastardët që u këthyen pas 50 vitesh dhe deshin hakmarrje!!mendime jashtëzakonisht të ekuilibruara!!ky shkrim është një pa£çavure klikesh për meron!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje