Ky është këngëtari që nuk pa ditë të mira në komunizëm, e larguan nga skena dhe e burgosën

7 Gusht 2025, 17:17Kulturë TEMA
Ky është këngëtari që nuk pa ditë të mira

Këngëtar si ai, edhe botës i vijnë pak në çdo brez, por në Shqipëri bënë çmos ta largonin nga skena, t’i ndalonin zërin në radio dhe ta çonin në burg. Ishte koha kur Bibla të bënte mëkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njerëzit dënoheshin me akuza qesharake që, po të mos ishte për dhimbjen që shkaktonin, të shkrinin gazit. Kujto.al sjell dëshminë për tri seancat e gjyqit që i paraprinë burgosjes së këngëtarit lirik, mbështetur në librin “Legjendat nuk vdesin”që ish-studenti dhe miku i tij, Loro Sata, i ka kushtuar Lukë Kaçajt.

Jemi në korrikun e vitit 1973. Nuk kishin kaluar as dy muaj që nga 28 maji, kur Lukë Kaçajt iu vunë prangat në shkallët e Institutit të Lartë të Arteve. Siç shkruan Loro Sata, në librin kushtuar basit të madh, “Legjendat nuk vdesin”, ajo ditë korriku nisi me një rrebesh vere, që do ia linte vendin një të nxehti përvëlues, për ta rënduar edhe më atmosferën në sallën e gjyqit, ku artisti do të shfaqej në rolin e të pandehurit, në dramën e jetës së tij. Kjo dramë kishte nisur më shumë sesa 10 vjet më parë kur Lukës, së duartrokitur dhe të vlerësuar nga publiku dhe kritika botërore, i kishin ndaluar përgjithmonë skenën në vendin e lindjes. Paralajmërimi më i fuqishëm i ishte dhënë në prill të atij viti, kur në një mbledhje të Organizatës Bazë të Partisë, Lukë Kaçajt i ishin numëruar disa faje. I ishte përmendur një letër dërguar një shoku bullgar të konservatorit; një deklaratë që sipas tij, artistët në Shqipëri trajtoheshin keq, jetonin të izoluar dhe në mjerim ekonomik si i gjithë vendi dhe një barcaletë që, kur në Tiranë kishte ardhur skuadra e Ajaksit, ai e kishte quajtur skuadra e Dajaksit. Në atë mbledhje, dikush arriti deri aty, sa të kërkonte që Lukës t’i hiqej e drejta e mësimdhënies në Institutin e Lartë të Arteve. Tani po përgatiteshin për ta shkulur edhe nga familja, nga bashkëshortja Ana, nga muzika dhe poezia, nga librat e nga miqtë, edhe pse, siç do vërtetohej në atë sallë, jo të gjithë miqtë ishin siç i kishte menduar.

Të pranishëm në gjyq, ishin studentë apo ish-studentë të Kaçajt dhe miq të vërtetë, që u treguan të guximshëm duke ardhur aty, siç ishte autori i librit, Loro Sata, apo katër balerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit, D.S, E.T, R.B dhe F.K., Faruk Koka, i cili pak vite më vonë do ta pësonte njëlloj si Luka, duke u arrestuar dhe dënuar, kishte bashkëstudentë të tij në konservatorin “P. I. Çajkovski” dhe pedagogë të Institutit të Lartë të Arteve, si sopranoja lexhero H.S, tenorët Xh.A dhe I.T, por dhe të tjerë që ishin thirrur në gjyq nga organet e sigurimit si dëshmitarë, të cilët Loro Sata nuk i përmend, duke respektuar porosinë e Lukë Kaçajt, që nuk hoqi kurrë dorë prej deklaratës hyjnore, “Zot fali nuk dinë çka bajnë!”.

I zbehtë, tejet i dobësuar, me shenjat e prangave në duar, këngëtari me trup vigani edhe pse i tjetërsuar nga vuajtjet në qeli, mundohej të mbante qëndrim krenar, siç shkruan Loro Sata. Flokët biond, që ai u mundua t’i rregullojë me duart që mezi i bindeshin, nuk ia kishin prerë, por shkëlqimin e syve të kaltër ia kishin shuar. Me ata sy pa, për herë të parë që kur e kishin arrestuar, familjen. Në radhën e parë, në krahun e tij të djathtë, siç përshkruhet në librin e Loro Satës, ishin ulur, e ëma, nëna Tone, bashkëshortja, Ana, vëllai i tij i madh, Gjoni dhe motra e Anës, Linda.

Gjoni i kish porositur, jashtë sallës, të mbaheshin fort, por pamja aq e ligështuar e Lukës, ishte e papërballueshme. Ana, sapo iu kryqëzua shikimi me të Lukës, belbëzoi diçka të padeshifrueshme, ia dha një të qeshure, pastaj një të qare dhe u plandos në tokë.

Ata që ishin ulur me të u çuan njëherësh, por polici në sallë thirri që mos të lëviznin. Ujin do ua sillnin ata, i bërtiti Lindës që po kërkonte një gotë ujë për Anën. Në atë çast, siç vazhdon rrëfimin Sata, kur të gjithë sytë ishin kthyer nga Ana, u dëgjua një e thirrur “Ndal! Ku vete mo ti… ”. Një polic trupmadh i ishte turrur të akuzuarit, ndërsa të tjerët kishin rrethuar të pranishmit. Luka, i tronditur nga ajo që po i ndodhte Tushes së tij, pa marrë parasysh ku ndodhej, ishte vërsulur drejt saj, por në atë kohë polici e kishte ndaluar. Dhe sapo familja ishte riulur në stol, pasi Ana ishte përmendur, Luka që vazhdonte të përsëriste emrin e saj, ishte rrëzuar pa ndjenja. Gjyqi nuk mund të vazhdonte atë ditë. Seanca u shty. I mjaftoi ai akt i parë i dramës, për të parë shokët e dikurshëm që e kishin sjellë aty. Duhet të ishte një goditje shumë e rëndë për një njeri me shpirt të madh si Lukë Kaçaj, që, siç tregon Loro Sata që e njihte mirë, nuk i kish bërë kurrë keq njeriu dhe kishte treguar gjithmonë dashuri dhe besnikëri ndaj njerëzve dhe vendit të tij.

Lahuta e Malcisë, kjo armë pa lejë e diktaturës

Kujto.al vijon të sjellë ngjarjet e atij gjyqi siç tregohen në librin e Loro Satës. Seanca e dytë u zhvillua një javë pas së parës. Kryetari i seancës, i njëjti i javës së kaluar dhe i të gjitha seancave, nga i njëjti qytet verior me Lukën, iu drejtua të pandehurit të ngrihej për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues duke i bërë thirrje edhe prokurorit Mahmut Taraba, për të gjykuar mbi problemet e rëndësishme që do të shfaqeshin.

Prokurori i ishte drejtuar Lukës, duke i thënë që ai mbronte një farë padër Gjergj Fishta, duke e quajtur poetin më të madh shqiptar të të gjithë kohërave, Homerin e Shqipërisë dhe gjithë Evropës. “Dëgjo këtu o i pandehur, çfarë shkruan Ismail Kadare për Gjergj Fishtën”, kishte vazhduar ai, duke hapur librin “Autobiografia e popullit në vargje”, të shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, të vitit 1972, të shkrimtarit Ismail  Kadare dhe duke lexuar mbi faqen 44, ku shkruhej që për këtë poet dhe sidomos për “Lahutën e Malcisë”, propaganda klerikale dhe fashiste ka krijuar një mit dhe ky mit është fenomeni më regresiv në historinë e zhvillimit të letërsisë sonë. Pasi lexon edhe në disa faqe të tjera, prokurori pyet Lukën se çfarë kishte për të thënë.

Lukë Kaçaj, sipas dëshmisë që gjendet në librin kushtuar atij, “Legjendat nuk vdesin”, kur kishte marrë fjalën, kishte shprehur vlerësimin për Kadarenë, duke shtuar që për sa i përket Gjergj Fishtës, Kadare ashtu e njeh dhe ashtu shkruan dhe nëse “do më pyesnit përse e bën këtë ai, them dhe besoj se ai e din më mirë nga unë”, por “Verum poeta, propheta est”, “poeti i vërtetë është profet”, kishte thënë ai në latinisht duke kujtuar vuajtjet e Fishtës dhe shprehjen biblike “Nemo propheta in patria”, “Askush nuk është profet në atdheun e tij”. Këtu kishte nisur breshëria e kritikave nga prokurori dhe një anëtar i trupit gjykues kishte vazhduar sulmin për Lukën.

Ai  i kishte përmendur shprehjen e njohur latinisht “Vox Populi Vox Dei”, të cilën, Luka ose frat Saverini, siç njihej ai mes fretërve, duhet ta njihte mirë si ish-nxënës i Kolegjit Françeskan dhe liceut “Illyricum” .

Pjesën e parë të shprehjes e mbante gazeta “Zëri i Popullit”, por për këtë gazetë, Luka kishte thënë “aq sa ka çmimin, aq ka edhe vlerën”. Kërkesës së tij për shpjegime, Luka i ishte përgjigjur “Kam thënë, atë që kam thënë”. Nuk kishte mbetur shumë për të thënë. Një tjetër anëtar i trupit gjykues kishte përmendur një dëshmi të bërë në atë sallë, ku thuhej që Luka nuk e kishte qejf muzikën popullore shqiptare dhe që adhuronte Ba-c-h-in, duke gërmëzuar mbiemrin e kompozitorit Bach dhe duke e bërë sallën të shkrihej gazit etj.etj..

Pasi kishin mbaruar fjalët e trupit gjykues, dëshmitarëve dhe prokurorit, kryetari i seancës i kërkon të pandehurit çfarë ka për të thënë. Me një zë të mbytur nga gjendja shëndetësore e rënduar gjatë kohës që kaloi në qelinë e Degës së Punëve të Brendshme, Luka tha që trupi gjykues dhe dëshmitarët e dinin mirë përse folën ashtu siç folën kundër tij, por, forcoi zërin dhe shtoi “nuk i ka le Lukë Kaçajt në shpirt, zemër e mendje, tradhtia, jo kurrë për sa jetë të kem”. Sa për kolegët që folën kundër, mesa duket ata ishin mposhtur nga frika që madhështia e tij mund t’i errësonte, ndaj vendosën t’i shpallnin luftë, por jo në skenë, por në rrugë të tjera. Siç dëshmon Loro Sata në librin e tij, kaq foli Lukë Kaçaj dhe u mbyll në vete. U hodhi një vështrim mëshirues dëshmitarëve dhe më pas mbështolli me një shikim të butë, njerëzit e familjes dhe miqtë e vërtetë që vuanin në atë sallë bashkë me të.

Seanca e tretë dhe e fundit. Gusht 1973. Pretenca e prokurorit ishte dhënë. Sigurisht nuk ishte harruar, mes të tjera mëkatesh, as Bibla me firmën e Gjergj Fishtës që i kishin gjetur gjatë kontrollit të banesës ditën e arrestimit.  Kryetari i seancës lexoi vendimin. Lukë Kaçaj, “…mbi veprimtarinë e tij armiqësore, propagandën armiqësore kundër Partisë dhe popullit shqiptar, dënohet me 5 vjet heqje lirie.” Bashkë me Lukën, burgosën dhe zërin e tij. Në radio nuk transmetoheshin më ariet e kënduara nga Kaçaj. Vendit të tij iu mohua ai zë që skenat e huaja e lakmonin.

Disa ditë më vonë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, familjarët mësuan ku do ta vuante dënimin Luka. E kishin çuar në burgun e Ballshit, atje ku shkonin zakonisht të burgosurit e sëmurë. Lukës i ishte kthyer një i ftohtë i vjetër dhe nervat i ishin dobësuar shumë gjatë kohës së izolimit, ndaj dhe e çuan në këtë burg. Punën e rëndë, sistemi, do ia rezervonte kur të dilte që andej, duke e caktuar hamall te Pazari i Ri. Çfarë vendi ky që Luka i dha zemrën dhe jetën! Hamejtë i kishte talente botërore!/kujto.al

Ky shkrim është mbështetur në librin “Legjendat nuk vdesin”, nga Loro Sata, botimet “Pegi”

 

22 Komente

  1. K
    Keshtu do mbetet ky vend

    Ky pra eshte “civilizimi shqiptar” shpirtezinj,mendjengushte te keqinj,njerez te pagdhendur me keq se aziatiket e stepave! Prape tani nga 2013 e ketej perseri nje re e zeze nje fryme e keqe eshte futur ne vend predominon keqesia,negativiteti me organe represive shteterore njeriu ndihet keq i trysnuar.Bijte dhe niperit e komunisteve demoniake po drejtojne perseri

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Edhe kjo fortun do kaloj

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baliu

      Ne foton me siper duket sikur jan paraqitur Elvis Presley dhe Elisabeth Taylor. Vet ngjashmeria e tyre me yjet boterore e ka terbuar partine.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Kaq mjaftonte qe mos ta shikonin driten e diellit.Mallkuar qofte ajo kohe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stela Hidersha Xhelo

          Me se vertet ne qoft se Elisabeta Tejlor do kishte moter binjake ishte Ana Ata vinin shpesh ne Laç se ishin xhxjat e Lukes dhe ne ishim te vegjel dhe ns bente shum pershtypje çfar çifti i bukur ishin!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkërdheni

          Pirdhni pirdhni, se liroheni. Kot për qejf, a dini gjë pse e arestuan?! Se edhe ballistët u vranë, por ata donin që të vrisnin njerëz të thjeshtë se ju donte bytha , luftonin partizanët se ju shkonte shtat nga gjermani dhe sot thonë që jemi të persekutuar. Po dëgjojeni, ose gjeni fakte nga të dyja anët o të uruar se thjesht mundoheni të gënjeni veten, jo për gjë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deshmitari

            Maloket po ju thurin hymne malokeve! Jam mosha e trete, ne ate kohe jam marë me letersi dhe arte por nuk e kam pare a degjuar gjejundi kete “ kengtarin “ me “ fame boterore”! Mos sajoni mite te paqena deri sa brezi im qe e ka jetuar dhe eshte rritur ne ate kohe, te jete gjallë!

            Përgjigjjuni
            1. j
              joel shkodra

              Edhe une jam mosha e trete, por arien e Don Bazilios ne operan "Berberi i Seviljes" kenduar nga Luke Kaçaj nuk kam per ta harruar kurre. E kam pare drejtperdrejt ne skenen e Operas. Duhet te kene qene vitet fillestare '60. Me sa duket ju "Deshmitari" nuk e keni pare e degjuar kete bas te mrekullueshem qe ruset donin ta mbanin atje. Kujtoni zerin e tij ne filmin "Skenderbeu" kur nje pak qorr hyn te Skenderbeu me nipin per dore. Arien "O ju male". Me sa duket as kete nuk e keni degjuar e nuk e keni pare kete film. Nuk eshte faji juaj, por as i Lukes.

              Përgjigjjuni
              1. M
                MH ALBANIA

                Keshtu mendova dhe une per te bere nji koment. Ruset e vlersonin Kengetarin Luk Kacaj me Sheljapin E rusise. Kengetari ma i mire ne gjithe historin e artit Vokal ne bote.Linden dhe nuk do perseriten.Te paperseritshem. Filmin Skenderbeut e kam pare me shume se cdo film tejer ne bote.Muzika ishte ekselence fitoj cmimin e pare ne Kana te frances.Ai plaku me shkop ne dore qe e drejtonte nji Cunak i vogel kenaqesha nga zani i mrekullushe i Luk Kacaj. Njerzit qe nuk kane shijuar ariet e muzikes klasike.Kane jetuar kot ne kete bote. Muzika folk asht baza. Muzika e lehte ashtavancimi. Muzika KLASIKE asht kulmi. Flm..

                Përgjigjjuni
              2. M
                Ministria e Vaginokulturës "Gonxhe"

                O deshmitar sumkuq ti degjoje vetem kenget "me Partine e Punes" mor zorzop kooperative. Luken nuk kishe se si ta degjoje o plehre e kuqe

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Albflorida

                  O.trap Luk Kaçaj është personalitet botërore por ti je një copë idioti pjelle e diktaturës komuniste

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mos e cyt ma

                  Kengetari me fame boterore qe kishte shok nje shalqi bullgar.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Kane ngelur akoma dhe ca familje ektremiste komuniste qe jane nga 70 vjec e siper qe vdesin per Enverin.Ate edukate kane marre qe ne barkun e nenes.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luaasi

                      Në romanin "Nëntori i një kryeqyteti" shkrimtari I.Kadare shkruan për Gjergj Fishtën në varrimin e tij: më i madh varrimi se vepra.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sul Koburja

                        Luke Kacaj eshte nje legjende e muzikes operistike.Denimi i tij eshte nje akuze e madhe per sistemin komunist.Te denoje nje kengetar te madh per marrezira tregon sa i papergjegjshem ishte regjimi komunist.Nje turp i pamase,ndaj dhe mbeturinat komuniste duan ta injorojne si fakt.Teatri operas duhet te quhet Luke Kacaj.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kosta

                          Per nje luk barboni filloi debati ne komente jo komuniste jo antikomuniste pasi “demokratet” jane me komun se ata te 41. Po VK atij kujt po i rruhet per nje barbon. Ka vdekur pavaroti dhe u harrua nuk e permend me njeri.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Albflorida

                            Kosto idioti pse shkruan kur je budalla dhe nuk njeh figurat botërore si Luk Kaçaj, ik o trap dhe ha ngonjë giro në.Athinë

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Pa e lexuar

                            Kaooç Dashnor...i ndyeri..mi i deruari deshta me thanun. Vampiri

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mos shkel ligjin!

                              Luka mund të ketë qënë një talent për operistikën, për artin, por aspak i mençur! Shteti ka ligje dhe ligjet mbajnë në këmbë shtetin dhe vendosin rregullin e jetës për të gjithë vendin.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arberi

                                Lukes i ka kenduar bukur goja,por i eshte kruar bytha.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ...

                                  Luka nuk ka pasur persekucion politik. Me sa më kujtohet është dënuat sepse ishte pjesë e një grupi që prodhonte dhe sphiste bileta të fallsifikuara treni, tiranë - laç...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Behri

                                    Rastesisht, e kam njohur te madhin Luke. Megjithese Bentelan Pune te rendomte, gjithmon cfaqete madheshti dhe dinjitet. Isha i ri dhe sa here e shihja te hozrashoti te rruga Bardhyl, degjonja te kendonte arie te ndryshe nga koloset e muzikes lirike. I pa uarruar qofte.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje