LAMTUMIRË ATI I SHENJTË! Ambasada e Vatikanit në Tiranë pret ngushëllimet për Papa Françeskun! Ja kush nga Kleri Shqiptar do jetë në ceremoni

23 Prill 2025, 15:35Kulturë TEMA
LAMTUMIRË ATI I SHENJTË! Ambasada e Vatikanit në Tiranë pret

Ambasada e Vatikanit në Tiranë hapi dyert për ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Në dhomën e pritjes u vendos fotografia e Papës me shirit të zi dhe libri i zisë ku qytetarë dhe zyrtarë lanë mesazhet e tyre. Ndër të parët që shprehën ngushëllime ishin Imzot Arjan Dodaj, Sali Berisha dhe kryegjyshi Baba Mondi.

Ambasada e Vatikanit në Tiranë hapi dyert për ngushëllime pas vdekjes së Papa Françeskut!

Fotografia e Papës me shiritin e zi qëndronin në dhomën e ngushëllimit së bashku me librin e zisë!

Kryeipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj ishte I pari që e shkruajti mesazin e tij për Atin e Shenjtë.

“I dashur Papa Françesku,

Na ke dashur shumë e të kemi dashur shumë!

Faleminderit që na solle Zotin afër me afrimitetin tënd! Lutu për ne nga qielli që të dimë t’i shërbejmë Zotit dhe kishës e çdo njeriu ashtu sikurse ke bërë ti.

Faleminderit në amëshim!

Pusho në Paqen e Krishtit të Ringjallur dhe në krahët e Virgjëreshës Mari!

Arjan Dodaj F.d.C”, thuhet në tekstin e shënimit të lënë nga Arjan Dodaj.

Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ngushëlloj të ngarkuarin me punë të ambasadës dhe la edhe ai mesazhin e tij.

Mesazh ngushëllimi shkroi edhe kryegjyshi botëror Baba Mondi.

Përfaqësues të ambasadave dhe qytetarë shprehën ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut.

Varrimi i Papës do të bëhet të shtunën ndërsa pritet në javët në vijim që Kardinalët të mblidhen në Konklavë dhe të zgjedhin pasuesin e ri të Kishës Katolike për të vijuar papatin!

KONFIRMUAR për shkuarjen dhe pjesëmarrjen në Ceremoninë e Lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku do të jenë delegacionet nga:

Kisha Katolike e Shqipërisë:

1- Shtz Arqipeshkvi i Shkodrës dhe Pultit - Imzot Giovanni Peragine         

2- Arqipeshkvi Mitropolit Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj

Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane:

1-Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Dede Edmond Brahimaj

Nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë:

1-Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi

2- Episkopi i Krujës, Hirësi Anastas Mamaj.

/rtvora/

1 Komente

  1. 2
    21

    Çfarë hipokrizie! Çfarë shëmtie njerëzore! U masakruan 100000 gra e fëmijë në Gaza dhe askush që qan Papën e Vatikanit nuk e vuri ujin në zjarr. Jemi në shek e 21 dhe vazhdojmë me shenjtorë, profetë, bibla, kuranë, demokraci kolonialiste nazi- fashiste, shtete tipike naziste si ai i Israelit, gjenocide, shfarosje dhe teatër dobiçash të përzgjedhur si ajka e njerëzimit, të vetmet që meritojnë lotët, respektin, venerimin , zinë dhe adhurimin human.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje