Gazeta e famshme franceze Le Monde i ka kushtuar ditën e sotme një hapësirë transformimit të Vilës 31 në Tiranë.
"Kryeqyteti shqiptar është bërë një vend mikpritës për emrat e mëdhenj, të inkurajuar kësisoj nga kryeminstri Edi Rama, që kërkon të hedhë tutje imazhin e komunizmit dhe ti japi një imazh të ri vendit.
Vend i kujtesës së ligë Vila 31 premton një të ardhme të ndritur. Kjo është pakashumë historia që përsëritën kalvari i personaliteteve që folën me 9 Prill, ditën e inagurimit. Mes të tjerëve, kryeministri shqiptar Edi Rama, ministri i dërguar për marrëdhëniet me Evropën për Francën, Benjamin Haddad dhe afër me të, Frederic Jousset, patroni i gëzuar i fondacionit ArtExplora.
Gjendur në një ndër lagjet më të gjalla të Tiranës "Blloku", në zemër të Tiranës, kjo mbetje me frymëzim modernist ku kanë jetuar përgjatë dhjetë viteve diktatori Hoxha (1908-1985) me familje materializonte regjimin shtypës e gjakatar që e mbylli përgjatë një gjysëm shekulli këtë republikë staliniste.
Ajo do të jetë këndej e tutje një shtëpi për artistë e hapur për botën: një vend prehjeje, performancash, koncertesh, konferencash, tërësisht përkushtuar artit dhe krijimit.
Është Edi Rama, burri i shtetit i vendit që e deshi këtë transformim. Vetë artist, formuar në shkollën e Arteve të Bukura të Parisit dhe përfaqësuar nga Galeria e mirënjohur Marian Goodman, ai u bë kryetar bashkie i Tiranës në 2000 dhe 2011 përpara se të bëhej kryeministër." - shkruan ndër të tjera Le Monde. A.K./TemA
Lini një Përgjigje