RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Miku i vogël"
Përktheu në shqip: Oriana Tamburi
Shtëpi botuese: Living
Çmimi: 1.500 Lekë
Nga autorja fituese e çmimit “Pulitzer”, me librin “Gardalina”, dhe e librit shumë të shitur “Historia sekrete”, vjen një roman krejtësisht magjepsës, ngjarjet e së cilit zhvillohen në Misisipin e fëmijërisë, të pafajësisë dhe të ligësisë.
Ngjarjet zhvillohen në Aleksandri, Misisipi, ku një djalë i vogël me emrin Robin Kleve Dyfresnes gjendet i varur në një pemë, në oborrin e shtëpisë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, vrasja e Robinit është ende e pazgjidhur dhe familja e tij është e shkatërruar. Kështu, motra e tij.
Herrieta, një vajzë tejet e zgjuar, e ndikuar nga letërsia e Kiplingut dhe e Robert Luis Stivensonit, vendos të zbulojë vrasësin e të vëllait. E ndihmuar vetëm nga shoku i vet, Hili, Herrieta kalon kufijtë e ngurtë racorë e klasorë të qytetit të saj dhe gërmon thellë në historinë e humbjes së familjes.
Donna Tartt (1963) është shkrimtare bashkëkohore amerikane e njohur veçanërisht për romanin e saj të parë Historia sekrete (1992) dhe për romanin e saj të tretë Gardalina (2013), me të cilin fitoi çmimin Pulitzer në letërsi.
Lini një Përgjigje