Nën titullin “Skena dhe prapaskena”, profesor Lufter Xhuveli ka promovuar librin e tij me kujtime, ku rrëfen ngjarje në të cilat ka qenë i pranishëm dhe njohjen e takimet e tij me drejtues politikë komunistë e të periudhës postkomuniste.
Së pari, fjala ju shkoi miqve që vlerësuan Xhuvelin.
“Ky libër është më shumë se një rrëfim kujtimesh personale, është dëshmi e gjallë e historisë sonë e shkruar nga një njeri që s’ka qenë vetëm dëshmitar, por edhe protagonist.
Na jep tablo të 7 dekadave të Shqipërisë nga diktatura në ndërrimin e mijëvjeçarit. Ai nuk paraqitet si analist me qëllim politik, apo si polemist, por si atdhetar që paraqet të vërtetat e veta të jetuara”, tha Bujar Leskaj.
Agronom, pedagog e rektor, Xhuveli, në libër rrëfen kohë e episode të ndryshme. Për kohën e universitetit, foli një ish student, shkruan panorama.
“Në auditor zëri i profesorit kishte një butësi që sfidonte rregullat e heshtjen e botës jashtë. Ishte ai që na mësoi nuk është vetëm ushtrim i mendjes por edhe një mënyrë për të mbijetuar shpirtërisht”, tha Marash Mirashi, gazetar.
Vetë profesor Xhuveli, duket se ndjen paqe me përvojat e tij jetësore.
“Ju e keni parasysh se jeta në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë jeta politike dhe ajo sociale janë si një teatër, që kanë skenë e prapaskenë, kështu është edhe jeta politike. Kam pasur mundësi të bëj karrierë në të dyja epokat e sistemet, veçse të merremi vesh, në saj të punës”, tha Xhuveli.
Para një auditori që përfshinte miq e të njohur, akademikë, personazhe të medias, politikës e sipërmarrës, Xhuveli rrëfeu njohjet me figurat politike dhe zhgënjimin prej tyre, duke u ndalur te diktatori Enver Hoxha diku në Berat.
“Foli sa foli dhe filloi tu thoshte mjelëseve te kooperativës, se si duhen mjelë lopët. Mirëpo atje kishte mjelëse që i kishin duart me kallo, që zgjoheshin ne 4 të mëngjesit, dhe ai i mësonte se si duheshin të mileshin lopët. Absurditet! Pastaj u kthye na unë dhe më shikonte në dritë të syrit dhe më fliste për majdanozin, fliste për vlerat e tij.
Tani, o Perëndi e madhe, unë kam dhënë provim për bimët, unë jam duke i kultivuar ky më tregon mua për majdanozin, hajde baba të të tregoj arat, por kjo ka qenë jeta, kështu ka qenë”.
Në librin me kujtime, Xhuveli që ka shërbyer për një kohë të gjatë si Ministër i Bujqësisë, rrëfen kujtimet e tij me disa qeveri dhe marrëdhëniet e takimet me Mehmet Shehun, Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon e Sali Berishën. Në promovim ai tha se tregon vetëm historitë e ngjarjet ku ka qenë i pranishëm dhe se nuk pretendon të tregojë historinë e vendit.
Te dhjefsha mu ne liber! Sa te jete Xhuveleria, S'mund te behet Shqiperia. A.Duka Burre-kurve.
Xhuvelizmi-nuk ka lene diktator dhe soj e sorollop te tyre, pa provuar.Vetem bytha e tij e di cka hequr.Por ata qe perdorin koken per te shitur, bythen, ne kete vend muti gjithmone fitojne, si dhe xhuveli.
Obobo, shkruaka libra edhe Xhuvel Lefteri....., cudi ku e gjen guximin nje burre plak i rrjedhur e injorant me bisht e pa shtylle kurizore qe nuk ka asnje lidhje me boten, pale me letersine.
Kush eshte ky Xhuveli mo , ai palacua qe i ra me gjunje banditit Sali Berisha , per ta rikthyer ne pushtet ne vitin 2005 , edhe pse populli e perzuri me arme ne v.1997 ? ! Mos u merrni me Xhuvelet e Kastriot Islamet te pa fytyre !
Paska rene shume poshte Lufter Xhuveli, te pakten me keto qe shkruhen ketu se nuk e di çfare permban libri. Paska kaluar ne drejtim te paditur dhe kete rruge nuk e ka filluar sot, por qe kur i ati tij kishte shtepine me ngjyre te verdhe dy kateshe dhe vajzat e djemte qe i dergonte ne shkollat e Enver Hoxhes te gjithe, me perjashtim te vellait tij. E paska thene dhe vete qe ..."kam pasur mundesi te bej karriere ne dy sistemet..." ! Kush ben kariere ne te gjitha sistemet, del pyetja? Dhe pergjigja qe nuk e ndryshon dot as perendia eshte.: njeriu me njezete fytyra. Dikur shkruhej per kapitalizmin, ne kohen qe botonte dhe Xhuveli ne faqen e fundit te revistave se "pohojne me gojen e tyre" dhe s'ka se si te ndodhe se kur te del frika i thua te vertetat se nuk ka çfare pret me Lufteri veç vendin e perhershem se "miniera" e gelqeres me gomat e makine ne zonen e Laç-Lezhe i afruan ate qe s'e kish pare tere jeten. Pastaj komentin ja ka bere bashkepatrioti tij, nxenesi besnik i Sali Berishes, specialisti me tre diploma per tre vjet, Bujar Leska Por, punoi me Bujarin dhe Saliun Lufteri qe kur mori kthesen e pare si pjestar i grupit keshilltar te Ramiz Alise, deputet i partise socialiste, kryetar i partise agrare, dhe 2005 bashkepuntor ne qeverine e kriminelit Sali Berishes qe beri luften e 1997 dhe grushtin e shtetit 14 shtator 1998...pastaj vazhdoi karieren deri sa i shiti dhe partine agrare me leke Agron Dukes dhe pastaj doli ne pension. Paska bere dhe liber ! Shikoni tani se ç'bejne keta djem qe krijojne parti te reja dhe pa i cikeluar akoma, fap kthehen e hidhen tek Sali Berisha si Adriatik Lapaj, Shehaj ish dorengritur i Saliut dhe Shabani , emisari i vajzes se Azem hajdarit. Ej, kujdes nga keta njerez, mos shtoni Lufter Xhuvelet se do ta pesoni si e keni pesuar ! Kane ardhe kohe te keqia: behen heronj kriminelet dhe heronjte e vertete duan me pahir ti bejne kriminele. Shikoni ate qe ndodhi dje ne Tirane !