Stambolli në sytë e këngëtares Mishela Rapo – Presidenti turk mbushi sytë me lot dhe më puthi në ballë

17 Tetor 2025, 14:57Kulturë TEMA
Stambolli në sytë e këngëtares Mishela Rapo –

Këngëtarja Mishela Rapo ishte e ftuara e Andri Xhahut në rubrikën “Bota në sytë e mi” në Radio Tirana 1. Në këtë takim destinacion ishte Stambolli.

Këngëtarja, e cila mban rekordin e rezultatit më të lartë në Junior Eurovision Song Contest në vitin 2015, vendi i pestë me këngën “Dambaje”, tregoi për lidhjen e veçantë që ka me Turqinë. “Me kulturën turke jam njohur nëpërmjet Olimpiadës Ndërkombëtare të Turqishtes në vitin 2012. Kam qenë vetëm 11 vjeçe. Bëmë turne në disa qytete: Van, Stamboll, Ankara, në stadiumet më të mëdha si Galatasaray, në sheshe të ndryshme. Ka qenë eventi më i rëndësishëm, ku merrnin pjesë 8 mijë konkurrentë nga 135 shtete të botës. Unë isha më e vogla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio Tirana (@radiotirana_)

Mishela kujton se gjatë gjithë kohës shoqëroheshin nga familjet turke, jetonin me ta duke e prekur kulturën e tyre në brendësi. “Një gjë që mbaj mend ka qenë “kahvaltı”, mëngjesi turk, i cili rezultoi mëngjesi më i mirë në botë për vitin 2025. Mëngjesi turk nuk është se ka diçka të veçantë, ka djathë, domate, vezë, byrek, por gjëja interesante është se ata e përdorin si një ritual shoqëror, pra e shfrytëzojnë si një kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin, për të biseduar dhe jo thjesht për t’u ushqyer.

Sipas saj, turqit në përditshmërinë e tyre janë shumë gojëmbël. “Sapo të shohin që hyn në dyqan dhe i pyet si janë, të thonë: ‘Tani që të pashë ty jam më mirë!’ Unë shkoj për të blerë në dyqan dhe ata të vënë të këndosh. Është e padiskutueshme që do të qerasin me çaj edhe pse nuk të njohin fare.” Mishela thekson se mikpritja turke është e ngjashme me atë shqiptare. “Janë të dashur dhe mikpritës si ne. Stambolli është një nga ato qytete që e kam për zemër. Sa herë shkoj ndihem si në shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio Tirana (@radiotirana_)

Një nga këngët e saj të preferuara është “Kara ağaç” (Pema e zezë), dhe kjo jo pa arsye. “Është një këngë që kombinon ndjenjën e mallit, pritjes dhe ndjesinë e humbjes,” tregon Mishela, duke shtuar se është e veçantë për të pasi është kënga e parë turke që ka kënduar. “Kur përfaqësoja Shqipërinë në Olimpiadën e Turqishtes, shkuam për një vizitë te presidenti i Turqisë asokohe, Sulejman Demirel. Secili përfaqësues i shteteve këndonte nga një këngë për ta përshëndetur. Unë këndova këngën “Kara ağaç”. Presidenti, jo vetëm që u mallëngjye dhe mbushi sytë me lot, por edhe më puthi në ballë. Ka lënë shumë mbresa tek unë.
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të RTSH në Youtube.

- RTSH

Lini një Përgjigje