PIKTURA E DITËS: "Djali dhe Kali"- Një telajo e vitit 1995 nga mjeshtri Anastas Kostandini

16 Tetor 2025, 22:15Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Djali dhe Kali"- Një telajo e vitit 1995

Në veprën më lart të mjeshtrit Anastas Kostandini, “Djali dhe Kali” sjell në qendër një marrëdhënie të pastër mes njeriut dhe kafshës, ku fëmija përfaqëson pafajësinë, ndërsa kali simbolizon forcën dhe besnikërinë.

Ky kompozim reflekton qetësi dhe harmoni, duke përcjellë një ndjesi të thellë lidhjeje shpirtërore, e realizuar në vitin 1995.

Mjeshtri i pikturës dhe mozaikut, Anastas Kostandini ka lindur në Pogradec, në vitin 1954.

Në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, i specializuar për art monumental.

Është një nga bashkë autorët e mozaikut “Shqipëria”, mozaiku i restauruar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, përfunduar në 1981.

Në vitin 1991 i jepet titulli “Piktor i merituar”.

Përveçse me pikturë, merret edhe me mozaikë dhe piktura murale, ku disa syresh janë ndër më të rëndësishmet në Shqipëri.

Gjithashtu merret edhe me ilustrime poezish dhe prozash. Ai është pjesëmarrës dhe organizator i shumë kolonive të piktorëve.

Taso ka realizuar një numër të madh pjesëmarrjesh në ekspozita të përbashkëta por edhe vetjake, disa prej të cilave janë hapur në SHBA, Francë, Holandë, Gjermani, Greqi etj.

/liberale/

1 Komente

  1. S
    Spartani

    Ideja eshte e shkelqyer por realizimi nje zhgaravine e pa shoqe. Ç'eshte ai kal gerdallè dhe i neveritshem kur ajo kafshe fisnike te mahnite me bukurine e saj natyrale. Nuk e njohè fare kete piktor por eshte mire ta fshihni diku kete pikture se e tregon teresisht te pa afte. Zere se nuk e pashè.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje