LIBRI I DITËS: "Një burrë i përndjekur nga sorrat"- ROMAN që vlerësohet nga kritika si një lojë e mënçur e cila ndërthur kalimin e kohës

16 Tetor 2025, 20:13Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Një burrë i përndjekur nga

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Një burrë i përndjekur nga sorrat"

Përktheu në shqip: Elmas Fida

Shtëpi botuese: Tirana Times

Çmimi: 1.200 Lekë

"Një burrë i përndjekur nga sorrat" vlerësohet nga kritika si një lojë e mënçur artistike e cila ndërthur kalimin e kohës (e tashme, e kaluar, e ardhshme) për të ilustruar dobësinë njerëzore përballë epidemive e luftrave.

I shkëlqyer në përshkrimin e jetës në Riad gjatë pandemisë së Covid; me një rrëfim të shpejtë e magjepsës; me një gjuhë që të prek zemrën e të fton për reflektim, kjo vepër duket se ushtron mbi lexuesin një ndikim të thellë emocional.

I ndërtuar me një gjuhë ekzistencialiste e përshkrime minimaliste të cilat ndjehen thellësisht, romani rezulton të jetë shumë prekës dhe një "trajtim reflektues" për humbjet dhe frikën njerëzore.

Një përshkrim realist i jetës gjatë pandemisë, "Një burrë i përndjekur nga sorrat" cilësohet si një roman me përmasa të vogla, por me ndikim të madh.

Lini një Përgjigje