“ImagOri” ishte shfaqja e International Dance Festival of Tirana, që u shfaq në Teatrin e Kukullave.
Programi për fëmijë i IDFT-së përfshinte dy shfaqje të njëpasnjëshme të “ImagOri” nga Chriki’Z, të ndjekura nga një seminar i udhëhequr nga vetë koreografët. Programi ishte falas dhe i përshtatshëm për fëmijët e moshave 4-15 vjeç.
Shfaqja “ImagOri” është një udhëtim magjik koreografik dhe muzikor në një botë ëndërrimtare, të ndërtuar tërësisht prej origami.
Në një botë prej letre, ku krijesat marrin jetë përmes palosjeve dhe formave, shfaqet një udhëtar i kureshtar. Me lëvizje të lehta dhe lozonjare, ai përpiqet të bëhet mik me to nën vështrimin e rojtarit të mbretërisë.
Ky program zhvillohet me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
/atsh/
Lini një Përgjigje