LIBRI I DITËS: "Pikënisja e mëkatit”- Lulzim Loku përcjell tek lexuesi kthjelltësinë e shpirtit njerëzorë, që kërkon kudo lirinë e individit

4 Shtator 2025, 17:37Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Pikënisja e mëkatit”- Lulzim Loku

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Pikënisja e mëkatit”

Shtëpia Botuese: Poezi dhe Kritikë Letrare 

Çmimi: 1.000 Lekë

Lulzim Logu, si poet, përbën një veçanti për t'u theksuar: Përkundër prirjes së përgjithshme të njerëzve të letrave, të kulturës dhe të artit për t'u përqendruar në Tiranë, domethënë në kryeqytet, ai zgjodhi ta bënte jetën e vet në vendlindje, në Tropojë.

Kuptuar kjo se atje e ka shkruar dhe vazhdon ta plotësojë veprën e vet poetike. Nisur nga kumti i poezisë së tij dhe estetika e shprehjes së këtij kumti, do të thosha se Lulzim Logu nuk e zgjodhi Tropojën i shtyrë nga ndonjë dalldi romantike paseiste për t'u tërhequr larg "rrëmujës dhe rrëmetit" të qytetit të madh.

Tropojën e ka zgjedhur si pikë të ngritur mbi reliev, për ta parë nga lart pikërisht "rrëmujën dhe rrëmetin". Kësisoj, e shndërron Tro-pojën, kulturalisht, në qendër të botës, prej nga niset imagjinata e tij e pasur për të bërë sinteza poetike të rëndësishme dhe origjinale mbi shumë nga proble-matikat thelbësore të qytetërimit të sotëm, duke përdorur njësoj, pa komplekse dhe me zhdërvjelltësi, teknika ligjërimore përvetësuar nga tradita letrare e Japonisë së largët apo nga vajtimet e Ajkunës së pangushëllueshme.

Lini një Përgjigje