LIBRI I DITËS: "Terapisti"- E pushtuar nga kureshtja dhe nga frika, Liza nuk ndalet së kërkuari të vërtetën...

12 Gusht 2025, 21:08Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Terapisti"- E pushtuar nga kureshtja dhe nga

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Shtëpia Botuese: Living

Shqipëroi: Danina Hoxha Vaso

Çmimi: 1.400 Lekë

Kur Liza dhe Leoja vendosin të fillojnë një jetë të re në një shtëpi të rinovuar në kompleksin Rrethi, një komunitet i sigurt dhe i privilegjuar, gjithçka duket e përsosur.

Por pamja mund të të hedhë hi syve...

Teksa Liza përpiqet të ambientohet e të njihet me fqinjët, një sekret tronditës del në dritë. Në shtëpinë e saj fshihet një histori rrëqethëse, dhe lidhja që ajo ndien me terapisten që ka jetuar aty më parë, bëhet gjithmonë e më e fortë.

E pushtuar nga kureshtja dhe nga frika, ajo nuk ndalet së kërkuari të vërtetën, por askush nuk dëshiron të flasë.

Sepse në këtë kompleks, të gjithë fqinjët fshehin diçka...

Lini një Përgjigje