Mbyllet faza 4 e inventarizimit të kullave në Veri

13 Mars 2026, 13:30Kulturë TEMA
Mbyllet faza 4  e inventarizimit të kullave në Veri

Kullat e Veriut po dokumentohen për herë të parë në një hartë të përbashkët digjitale, si pjesë e procesit për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tha se, u përmbyll faza e rëndësishme e procesit të inventarizimit, pas një pune disamujore në terren, organizimit të seminareve rajonale dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetet lokale.

Nga 13 bashki të 4 qarqeve janë bërë 450 aplikime, duke krijuar kështu hartën digjitale të kullave.

“Ky proces përbën një hap të parë drejt ndërtimit të një qasjeje të qëndrueshme për rijetëzimin e kullave, duke i lidhur ato me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit rural dhe fuqizimin e komuniteteve lokale”, shpjegon MTKS.

Rezultatet e kësaj faze do të analizohen më tej dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave. A.K.TemA

1 Komente

  1. v
    vet-egersia

    Cfare inventarizoni o antinjerz Ne mes te nje natyre te mrekullueshme, keto lloj qenie kane ndertuar vet-burgje te larta, per trupin dhe shpirtin e tyre. Dhe fatkeqesia per kete vend, eshte qe mbas viteve 90, keto qenie me kete lloj sindrome,u perhapen dhe pushtuan kete vend.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje