Shkrimtari Dimosthenis Papamarkos: Pse libri “Gjak” u shkrua pjesërisht në dialektin arvanitas (VIDEO)

12 Mars 2026, 15:50Kulturë TEMA
Shkrimtari Dimosthenis Papamarkos: Pse libri “Gjak” u shkrua

Ç’ndodh me dhunën në momentin që shoqëritë tona vendosin se nuk duan ta shohin më?

Kjo është një nga pyetjet në qendër të përmbledhjes me tregime “Gjak,” të autorit arvanitas Dimosthenis Papamarkos, i cili është i ftuari më i fundit në Apostrof Podcast.

Papamarkos, i cili jeton dhe punon në Athinë, është vlerësuar si një nga zërat e rinj më origjinalë në letërsinë bashkëkohore greke. Me përmbledhjen e tij me tregime, “Gjak” (Patakis, 2020), ai u vlerësua em çmimin prestigjioz të Akademisë së Athinës, ndërsa tregimet janë përshtatur për teatër nga tre kompani të njohura teatrale greke. Libri është përkthyer gjithashtu në anglisht, italisht, gjermanisht dhe rusisht.

Gjatë bashkëbisedimit në Apostrof, Papamarkos flet në lidhje me vendimet e tij kreative pas tregimeve në këtë libër, përfshi këtu këndvështrimin e narratorit, si edhe gjuhën e përdorur. Ai thotë se mori qysh në fillim një vendim specifik, që këto tregime duhet të rrëfheheshin përmes zërave që flasin në dialektin arvanitas. Edhe vetë titulli i librit në origjinalin greqisht e reflekton këtë. Në vend që të përdorte ekuivalenten në greqisht, Papamarkos ka vendosur të përdorë pikërisht fjalën shqip “Gjak”, pasi siç shprehet ai, ishte koncepti që përcillte në mënyrë të qartë atë për çfarë bëjnë fjalë tregimet në këtë libër: fisin, kodet e trashëguara të sjelljes dhe kornizat morale që formësojnë jetët e personazheve.

2 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Shqiptarët kudo në botë i konsiderojnë Arvanitasit dhe arbëreshët vëllezër, por nëse arbëreshët ngelen vëllezërit më të mirë krenarë për kulturën, këngët, gjuhën e nënës dhe flamurin Kuq e zi, arvanitasit ju nënshtruan konvertimit të dhunshëm. Sot fatkeqësisht ju vjen turp nga gjuha e nënës, kultura dhe gjithë vëllezërit shqiptarë, duke mohuar veten dhe duke ushqyer një narrative absurde antihistorike, një identitet etnik fake grek, një kulturë fake greke dhe një diktaturë jatollahe fetare politike "greke". Arvanitasit duhet të zgjohen nga letargjia e otomanizmit grek dhe indoktrinimit të kishës greke. Rilindja e tyre duhet të vijë përmes syve, dinjitetit dhe kurajos së Aristidh Kolës. Ne i presim.... Dhe nuk duhet të harrojnë kurrë që iluministët europianë që sajuan Greqinë, deklaronin që Lluca ku kishin hedhur themelet e Europës së re, ka qenë dhe do të mbetet varreza e çdo perandorie në histori

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      RROFSHON ARVANITET ,,DHE GJITH ORTHODHOKSET ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje