Më 7 maj 1936 lindi shkrimtari dhe skenaristi i paharruar Vath Koreshi (1936 - 2006), e kujtojmë me respekt e nderim.
Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1960-1964. Në vitet 1964-1973 punoi si gazetar tek organi "Zëri i Rinisë" dhe më pas, deri më 1977, tek "Drita". Në vitet 1977-1983 punoi si skenarist në Kinostudion "Shqipëria e Re". Deri më 1987 qe shkrimtar në profesion të lirë.
Më 1987 nisi punë si drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më 1991, kur pasoi Preç Zogajn në ofiqin e ministrit të Kulturës.
Më 1992 deri më 1995 drejtoi revistën "Art" dhe më pas u bë drejtor i shtëpisë botuese "Onufri". A.K./TemA
Nder dhe vleresim per kete njeri te mencur e te ditur, kete intelektual te kompletuar, per kete shkrimtar ,kineast e zyrtar exelent qe u largua para kohe e la dhembje por edhe gjurme te prekeshme ne artin e kulturen shqiptare. E kam ndjere artin e tij jo vetem ne botimet e tij, qe nga libri i pare me tregime "Shirat e vjeshtes " Mars", Dasma e Sakos etj si dhe tek skenaret e filmave te pavdekshem " Gjeneral gramafoni" , Porti Eda " etj te cilet me regji te V Gjikes e muzike te A Pecity , ruajne gjenialitetin e tyre . TI ishe nje nder shoket e miqte tane me te mire, vecanertisht te usta Laver Bariut, qe e ka lare me lot ate mengjes maji kur ti Vath Koreshi u largove nga kjo bote por jo nga kjo jete . I paharruar o njeri fisnik !
I paharruar. Respekt e nderim per vepren qe la pas, e cila duhet te sherbeje si model per lukunine e shkarra shkruesve te sotem, qe na e kane neveritur letersine